Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bogdani: Konfliktet tek kombëtarja dhe vendimi i De Biazit për të qëndruar

2016/06/26 at 11:08 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Bogdani: Konfliktet tek kombëtarja dhe vendimi i De Biazit për të qëndruar

“Xhani De Biazi nuk largohet nga Shqipëria. Një arsye më shumë është fakti se do të përballemi me Italinë në eliminatoret e Botërorit”. Kështu është shprehur Erjon Bogdani, ish­sulmuesi i shquar i kuqezinjve, i cili prej afro dy vitesh është emëruar si ndihmëstrajner në Kombëtare. I ftuar në emisionin “Euro Skaner” në televizionin “Ora Neës”, Bogdani foli për aventurën kuqezi në Europian, por jo vetëm.


Erjon, si lojtar nuk arritët dot të ishit me Kombëtaren pjesë e një kompeticioni të madh si Europiani. A ndiheni pak xheloz për këtë?

Ëndrra ime si lojtar ka qenë pjesëmarrja në një kompeticion të tillë, por nuk ia arrita dot. Megjithatë, kemi përjetuar momente shumë të bukura. Janë emocione të veçanta, që është e vështirë t’i shpjegosh me fjalë. Unë jam i kënaqur me veten time, pasi këtë arritje e realizova duke qenë zv.trajner i Kombëtares. Ishte diçka fantastike, që do të më mbetet gjatë në kujtesë.

Si një ish-­sulmues, duke i parë ndeshjet nga stoli, çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje. Ekzistonte trysnia te skuadra në këtë debutim?

Natyrisht ekzistonte një­ farë presioni dhe aty ishte edhe frika jonë si staf. Gjithsesi, lojtarët arritën ta kalojnë këtë ngërç. Ne kemi punuar shumë nga ana morale dhe psikologjike, pasi të luash mirë dy ndeshje si ajo me Zvicrën e Francën dhe të mos marrësh pikë, normalisht ka dëshpërim. Futbollistët kanë qenë të nervozuar, por në fund u shpërblyen me atë fitore të merituar ndaj Rumanisë.

Sa vlen ai gol që shënoi Sadiku për një sulmues?

Vlen shumë. Në fakt, në këto tri ndeshje të gjithë lojtarët janë paraqitur shumë mirë, në veçanti Sadiku, i cili ka vrapuar shumë. Pas ndeshjes me Zvicrën, Armando ndihej si fajtor për rastin që humbi para portës, por të gjithë i kemi qëndruar pranë dhe na e shpërbleu me atë gol kundër Rumanisë.

U mendua se Cikalleshi do të ishte sulmues kryesor, çfarë ndryshoi në Francë? Faktikisht, trajneri i ka pasur shumë të vështira zgjedhjet, duke filluar nga lista e parë. 23 lojtarët që ishin në Francë kanë qenë perfektë në stërvitje dhe jashtë saj, pra në të gjitha drejtimet. Vështirësia ishte e madhe, pasi të gjithë meritonin të ishin në formacion, por në futboll vetëm 11 duhet ta nisin nga minuta e parë. Zgjedhjet mendoj se kanë qenë të duhura dhe në 3 ndeshje kemi aktivizuar jo pak, por 20 lojtarë.

Po Gashi atë rast të humbur ndaj Zvicrës si e përjetoi?

E vuajti vetëm pas ndeshjes, sepse normalisht çdo lojtar mendon çfarë ka bërë. Ashtu si në rastin e Sadikut, edhe Gashit i ka qëndruar afër e gjithë skuadra duke e mbështetur. Nëse do të kishte mundësi të luante edhe në dy ndeshjet e tjera, mendoj se Gashi do të shënonte.

Përflitet për një debat të Gashit me zv.trajnerin Tramexani, si është e vërteta?

Jo, nuk është e vërtetë ajo që flitet. Vërtet Gashi humbi një rast të pastër ndaj Zvicrës, por një sulmues nuk mund ta vlerësosh për një episod. Me sinqeritet jua them se sulmuesve tanë, veçanërisht Sadiku dhe Gashi që humbën raste flagrante në ndeshjet e para, u kemi qëndruar afër për t’i karikuar për takimet e tjera. Në futboll ndodhin këto, sulmuesit humbasin raste dhe shënojnë.

Çështja “Xhaka”, çfarë ndodhi?

S’e di të jetë pezulluar dhe të jem i sinqertë, nuk kam parë as rastin e nervozizmit të tij ndaj Zvicrës. Di të them se Xhaka është treguar superprofesionist edhe në prag të ndeshjes me Rumaninë. Për dy ditë ai nuk ka qenë mirë, pasi ka pasur probleme në stomak. Ndonjë lojtar tjetër në të tilla raste mund të shkonte në tribunë, por Taulanti zgjodhi të shikonte ndeshjen me shokët nga stoli.

Statistikat e UEFA­s nxjerrin Abrashin si lojtarin që ka vrapuar më shumë në ndeshjet e Shqipërisë. E keni pritur këtë?

Këto statistika i kemi marrë pas çdo ndeshjeje. Është e vërtetë që Abrashi ka vrapuar më shumë, ashtu si dhe Memushaj. Kulmi ishte në ndeshjen ndaj Francës, ku si ekip kemi vrapuar 110 kilometra.

Ukraina i ka bërë një ofertë De Biazit, mendoni se mund të joshet?

Nuk e di sa e vërtetë është, por duhet të pranojmë se në futboll nuk ka gjëra të parashikueshme. Unë di të them se vetë Xhani ka deklaruar se do të vazhdojë të jetë trajner i Shqipërisë. Gjithashtu, nga bisedat private që unë kam pasur me De Biazin, më ka konfirmuar të njëjtën gjë. Madje më ka thënë se do të qëndrojë për të habitur të gjithë popullin shqiptar me rezultatet që do të arrijë në krye të Kombëtares.

Pse është krijuar një ide sikur misioni i De Biazit përfundoi dhe do të largohet nga Shqipëria?

Shikoni, edhe kur u kthyem në Tiranë, në avion kam biseduar me De Biazin dhe kam parë një dëshirë të madhe të tij për të vazhduar me Shqipërinë. Pastaj, ne luajmë edhe kundër Italisë në eliminatoret e Botërorit.

Domethënë ky është një motiv më shumë për të qëndruar?

Patjetër, sepse edhe ai kërkon të marrë një revansh ndaj Italisë. Unë jetoj në Itali dhe mediat aty e kanë renditur si kandidaturë kryesore për të marrë Kombëtaren “axurre”. Për fatin tonë, De Biazi do të vazhdojë të qëndrojë me Shqipërinë, pasi Italia ka bërë zgjedhje tjetër.

 

“Ju tregoj kur Konte linte edhe bukën për… taktikën”

Erjon Bogdani njihet si mik i trajnerit të Italisë, Antonio Konte. Shtatë vite më parë kanë qenë bashkë te Siena, me Bogdanin si sulmues dhe Konten zv.trajner. Golashënuesi më i mirë i Shqipërisë tregon një episod të veçantë me italianin.

“Me Antonio Konten kam raporte shumë të mira, pasi jemi njohur që kur unë luaja te Siena dhe ai ka qenë në rolin e zv.trajnerit. Më kujtohet në atë periudhë, kur kemi qenë një ditë për darkë në një nga restorantet e qytetit. Nga pasioni që kishte Konte për trajningun, më largoi nga tavolina pjatën, pirunin, lugën e gotën dhe më pas filloi të më fliste për taktikën. Po më sqaronte që nëse do të ishte ai trajner i parë, do të luante me këtë formacion. Unë po habitesha, por durova gati 30­40 minuta, e më pas i thashë: ‘Antonio, do hamë ndonjë gjë’. Kamerieri vinte 2­3 herë dhe ikte. Mendoni se çfarë pasioni ka ai për trajningun dhe si i përjeton ndeshjet. Konte është maniak i skemave. Po ta shikoni, edhe në ndeshjen e parë ndaj Belgjikës luajti me një variant të çuditshëm: 3­ 3­4. Mbrojtjen e ka të Juventusit dhe e njeh mirë lojtarët”, ka thënë Bogdani, ndërsa foli edhe për shanset e Italisë. “Nga ana taktike, duke filluar nga portieri dhe mbrojtësit, është shumë e vështirë t’i shënosh Italisë. Megjithatë, me Spanjën e parashikoj një ndeshje shumë të vështirë. Nëse fiton me spanjollët, ka shanse për finale. Uroj të kenë sukses, pasi edhe katër nga lojtarët titullarë si Kandreva, Parolo, Xhakerini dhe Eder janë miqtë e mi, pasi kemi luajtur bashkë disa vite më parë”, përfundoi zv.trajneri kuqezi. /Panorama



Ju sugjerojmë

Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës
Aktualitet

Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës

3 Qershor, 2025 8:03 pm
U dënua për trafik droge, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn
Aktualitet

U dënua për trafik droge, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn

3 Qershor, 2025 7:52 pm
Gara për “Shef Komisariati”, del lista e pikëve të fituara nga secili konkurrentë
Aktualitet

Plagosja e të miturit në Ali Dem, policia vë në pranga autorin

3 Qershor, 2025 7:43 pm
“Politika jonë e bipolarizuar dhe agresive”, Luarasi: Opozita duhet të reflektojë!
Politikë

“Politika jonë e bipolarizuar dhe agresive”, Luarasi: Opozita duhet të reflektojë!

3 Qershor, 2025 7:34 pm
Spanja pezullon blerjen e raketave antitank nga një kompani izraelite
Bota

Spanja pezullon blerjen e raketave antitank nga një kompani izraelite

3 Qershor, 2025 7:15 pm
VIDEO/ Ukraina shpërthen urën që lidh Rusinë me Krimenë
Bota

VIDEO/ Ukraina shpërthen urën që lidh Rusinë me Krimenë

3 Qershor, 2025 6:42 pm
Sulmuan me armë agjentët grekë, arrestohen dy anëtarë të mafies turke
Rajoni

Sulmuan me armë agjentët grekë, arrestohen dy anëtarë të mafies turke

3 Qershor, 2025 6:02 pm
Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet
Rajoni

Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet

3 Qershor, 2025 5:57 pm
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Aksident i trefishtë, plagosen dy persona në Elbasan

3 Qershor, 2025 5:55 pm
PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri
Kryesore

PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri

3 Qershor, 2025 5:51 pm
Para
Turizmi/Qytetet bregdetare të kthyera në kantiere dhe vatra insektesh 

Turizmi/Qytetet bregdetare të kthyera në kantiere dhe vatra insektesh 

Video/Shikoni si duket njeriu me hundën më të madhe në Gjermani

Video/Shikoni si duket njeriu me hundën më të madhe në Gjermani

Bllokohet autostrada, përplasen 8 makina 

Bllokohet autostrada, përplasen 8 makina 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës

Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës
3 Qershor, 2025

Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i tij. Deri më tani nuk bëhet me...

Lexo më shumë

U dënua për trafik droge, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn

U dënua për trafik droge, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn
3 Qershor, 2025

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arber Çekajn, i cili akuzohet për trafikimin...

Lexo më shumë

Plagosja e të miturit në Ali Dem, policia vë në pranga autorin

Gara për “Shef Komisariati”, del lista e pikëve të fituara nga secili konkurrentë
3 Qershor, 2025

Pas dy ditësh në arrati, policia e kryeqytetit ka arrestuar autorin e dyshuar, i cili  plagosi një 15-vjeçar në një...

Lexo më shumë

“Politika jonë e bipolarizuar dhe agresive”, Luarasi: Opozita duhet të reflektojë!

“Politika jonë e bipolarizuar dhe agresive”, Luarasi: Opozita duhet të reflektojë!
3 Qershor, 2025

Pedagogia dhe tashmë edhe deputetja e Partisë Socialiste në Parlamentin e ri, Iris Luarasi ka folur lidhur me situatën politike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com