Boeing duhet të kryejë riparime “urgjente” në një prej dy motorëve të avionit të ri 787, mjetit fluturues të gjeneratës së re me materiale të posaçme.
Motori, pohojnë autoritetet amerikane, rrezikon të fiket papritmas në ajër për shkak të grumbullimit të brendshëm të akullit.
Kërkesa e FAA, agjencisë federale amerikane të aviacionit, vjen pas një aksidenti në ajër më 29 janar në një 787 të Japan Airlines që fluturonte nga Vancouver për në Tokyo./Express