Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Boçi-Zekthit: Ti je pjesë e PD, s’mund të bësh debat me mua

2024/01/04 at 10:15 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Boçi-Zekthit: Ti je pjesë e PD, s’mund të bësh debat me mua

Luçiano Boçi e cilësoi masën e marrë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha si një vendim të orientuar politikisht, argument që e kundërshtoi analisti Fitim Zekthi.

Në studion e “Opinion” këtë të Enjte, Zekthi theksoi se SPAK nuk duhet ta marrë parasysh aspak postin politik të dikujt që është nën hetim dhe se vendimi i Gjykatës është i parefuzueshëm. Nga ana tjetër, Boçi duke iu drejtuar Zekthit si demokrati-demokratit tha se ai nuk duhet të flasë në mënyrë të tillë për Berishën.

Fitim Zekthi: Unë mendoj se kjo gjuha se SPAK është politizuar është e gabuar plotësisht, unë mendoj se arritja e vetme që mund të ketë një shoqëri në faqe të dheut është që askush të mos jetë mbi ligjin. Nëse SPAK nuk e ka parë që Berisha është kryetar i foltores, ka bërë shumë mirë. SPAK duhet të jetë i verbër ndaj këtyre gjërave.

Luçiano Boçi: I verbër ndaj ngjarjes kriminale, jo ndaj njerëzve. Parashtroje tamam, kush është afera te zoti Berisha.

Fitim Zekthi: A ka mundësi të më lësh të flas, nëse ke ardhur të prodhosh fabrikë fjalësh…

Luçiano Boçi: E para e punës unë s’bëj debat me ty fare sepse ti je pjesë e PD dhe s’mund të bësh debat me mua sepse unë kam parime të qarta politike. I vetmi kundërshtar i imi dhe yti është Rama jo Berisha. Je përfaqësues i PD-së se e keni bërë ritual në çdo studio…

Fitim Zekthi: Për Zotin e madh nuk të shkon, është e papranueshme. Më lër të flas se është e padenjë për ty kjo gjë!

Luçiano Boçi: Mos ma përcakto sa i denjë jam unë!

Fitim Zekthi: Mos më ndërprit pra! Ka një etikë minimale që kur dikush flet dikush tjetër e dëgjon. Më lër të them atë gjë që di. Unë s’kam në kokë asnjë emër, por askush s’duhet të jetë mbi ligjin. Në ditën që gjyqtari nuk sheh postet në atë ditë është krijuar shoqëri civile. S’ka lidhje fare me zotin Berisha kjo punë, nga ’91 në Shqipëri janë marrë zvarra njerëz hallexhinj dhe janë poshtëruar në burgje dhe kur vjen dita…

Luçiano Boçi: Po që mashtrojnë or burrë, duhet ta thuash dhe këtë…

Fitim Zekthi: Ditën që është krijuar kjo Prokurori dhe disa njerëz që janë konsideruar të paprekshëm shkojnë në gjykatë ne themi obobo. Ne nuk mund ta refuzojmë vendimin e Gjykatës, refuzohen teorikisht ligjet e padrejta që kanë të bëjnë me ndërgjegjien. Është e padëgjueshme të refuzohen vendimet e gjykatave. Dhjetëra teologë e thonë këtë gjë, sepse atëherë çdo kush do të kishte të drejtë ta refuzonte dhe do ishim në kaos. Kjo është e para dhe nuk ka të bëjë me Berishën. Luçiano e tha unë vij nga një familje demokratësh. Këta që bëjnë këtë lloj mbrojtje nuk e duan Berishën, duan të përfitojnë nga situata politikisht. Po të dalim me këtë lloj retorike askush nuk dënohet. Nuk i bëhet nder as PD-së, as të djathtës me këtë gjuhë politike, kur dikush thirret për t’u hetuar. Kjo gjuhë hiperbolike nuk i duhet as Shqipërisë, nuk i duhet kurrë Sali Berishës. Unë do doja që Sali Berisha të gjykohet drejtë dhe të dalë i pafajshëm.

Ju sugjerojmë

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
Para
Nga plazhi artificial e deri te hotelet luksoze, Alabbar flet me detaje për Portin e Durrësit: Do të jetë më i bukur se çdo gjë tjetër!

Nga plazhi artificial e deri te hotelet luksoze, Alabbar flet me detaje për Portin e Durrësit: Do të jetë më i bukur se çdo gjë tjetër!

“Projekti i Portit të Durrësit do të mbarojë për 10 vite”, Alabbar për “Opinion”: Do të realizojmë 12 mijë apartamente!

“Projekti i Portit të Durrësit do të mbarojë për 10 vite”, Alabbar për “Opinion”: Do të realizojmë 12 mijë apartamente!

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023

Horoskopi ditor, e premte 5 janar 2024 

TE FUNDIT

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër,...

Lexo më shumë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
8 Qershor, 2025

Është rikthyer në fushë Kombëtarja shqiptare dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë. Paraditen e...

Lexo më shumë

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
8 Qershor, 2025

Një ndeshje të vështirë e cilësoi trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, atë me Shqipërinë të shtunën në Tiranë. Ndryshe nga...

Lexo më shumë

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
8 Qershor, 2025

Hodhën sende të forta në fushë gjatë ndeshjes “Shqipëri-Serbi” në stadiumin “Arena Kombëtare”, Policia e Tiranës arreston dy shtetas dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com