Deputeti Luçiano Boçi tha në studion e emisionit “Opinion” se protestat do të shtojnë mbështetjen qytetare dhe elektoratin gri për Partinë Demokratike, vetëm tre muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 14 Majit.
“Në mënyrën se si është performuar qeverisja, kjo formë shton mbështetjen qytetare dhe një pjesë të fashës gri. Pjesa gri ka një raport tjetër me politikën, sepse qaset tek kandidati dhe shkëputet disi nga politika. Themi pjesa gri kemi parasysh atë pjesë që ofron një qasje më të thellë . Të gjithë kandidatët kur bëjnë fushatë i drejtohen kësaj pjesës gri”, tha Boçi./Opinion.al