Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi shprehte se në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PD-së nuk ka pasur debat lidhur me propozimin më të fundit të ndërkombëtarëve për arritjen e një kompromisi për reformën në drejtësi.
Boçi, shkruan në Facebook, se në mbledhjen e gjatë të grupit të deputetëve të PD-së, ka pasur “diskutimet dhe rrahje mendimesh”, që sipas tij ishte diskutim me sens dhe i bukur.
Statusi i Luçiano Boçit në Facebook:
Pasi dola nga mbledhja e grupit parlamentar që zgjati jo pak, ju drejtova portaleve e gazetave online. Për përditësim më shumë.
Ç’të lexoje?!!!!
Aty “mësova” që në atë mbledhje, na ishte “bë nami”!!!???
Kishte pasur sipas tyre debate, kacafytje, akuza, largime prej përplasjeve e shumë bëma të tjera, krejtësisht larg së vërtetës.
Ndërkohë që ishin thjesht diskutime e rrahje mendimesh.
Madje do thoja me sens dhe pse jo të bukura.
Po kurrsesi me tendenca!
U çmerita!!!
Lajme krejtësisht të padrejta për reformën në drejtësi…
E ta mendosh që opinioni ndikohet në një masë të madhe nga këto scoop-e!
Këtu ende vrapojnë të shpikin ngjarjen e radhës….
Drejtësia e lajmit pak rëndësi ka!!!???
“Drejtësitë” e tjera të na rrojnë deri sa janë lajm!!!!…./panorama