Kompania e famshme gjermane BMW, vitin e kaluar ka shitur 1,905,234 vetura. Kjo përfaqëson 5.2 për qind rritje sesa vitin e mëparshëm dhe kjo ia ka mundësuar BMW-së që të rrëzojë nga froni Mercedesin me shitje. Kjo garë është shumë e ngushtë pasi Mercedes-Benzi gjatë vitit 2015 ka shitur 1,871,511 vetura.