TIRANE- Ben Blushi ka krikuar sërish ashpër Ramën sot, pasi sipas tij po pengon mbledhjen e Asamblesë që duhet të përcaktojë datën e Kongresit. Sakaq ai u pyet nga gazetarët për një epitet që i vendos Rama.
Pyetje:A po flet në pozitat e një sehirxhiu, sic ka thënë Rama?
Blushi: Po të marr një rast. Dikush që është ulur në një stol edhe ky qenkam unë. Dhe dikush që kalon aty vjedh një makinë. Kush nga ne të dy i bën më dëm shoqërisë?! Ai që e sheh apo ai që e vjedh makinën! Ky është rasti im me Edi Ramën. Nëse unë bëj sehir sesi ai po grabit një parti unë nuk i bëj më shumë dëm kësaj partie. Kjo është diferenca…