Ben Blushi ka marrë fjalën në parlament, ku mes të tjerave rrëfeu edhe një eksperience personale në spitalin publik në Tiranë.
“Para pak ditësh ishte i shtruar një i afërmi im, në spital shteti. Aty mungonte gjithçka. Pra familjarët e pacientit blejnë ujin, dorezat e mjekut, ilaçen, pra blen gjithçka”, u shpreh Blushi.
Më shtoi: Ky (Rama) del dhe mburret me shëndetësinë apo me bujqësinë. Por kujt ia thotë këto…Vetë qytetarët denoncojmë çdo ditë problemet e mëdha që kanë.