TIRANE- Deputeti socialist Ben Blushi duke folur para Parlamentit tha se referendumi i së shtunës në PS është një trukim. Ai hodhi dyshime se po bëhen manipulime.
Pjesë nga deklarata e Blushit
U bëj thirrje socialistëve në të gjithë Shqipërinë, me çdo formë dhe mjet të bëjmë ç’është e mundur për ta monitoruar këtë referendum, ose më saktë grabitjen e këtij mandati nga kryetari i PS.
Po përgatitet një manipulim i madh. Së pari listat e zgjedhësve të këtij refrendumi nuk janë publike. Pjesëmarrja do të trukohet dhe rezultati final po ashtu. Kam një pyetje publike: Sa është numri i anëtarëve të PS; 94 mijë, 81 mijë apo 150 mijë?
Ky nuk është referendum, është “PaRama Papers” ose ndryshe falsifikimi i letrave nga Edi Rama.