Ben Blushi tha se Rama dhe Berisha nuk duhet të jenë më në politikë. Ata nuk i thonë më asgjë shqiptarëve për të ardhmen e tyre. Nga njëra anë Rilindja kërkon legalizim kanabisi, nga ana tjetër Berisha kërkon legalizim armësh. Ata janë konsumuar, i përkasin të shkuarës, tha më tej Blushi, duke folur mbrëmjen e së hënës në Opinion.