Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka folur për një skenarë katastrofal për Shqipërinë brenda 2-3 vitesh. Blushi theksoi se vendi mund të kaloi në anarki ose oligarki totale.
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi thotë se kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetët dhe kryetarë bashkie zgjidhen nëse kanë para.
Ndikimi i ‘klasës së të pasurve’ shprehet Blushi shihet edhe nga kalimi i kandidatëve sa në një parti në tjetrën. Kjo, shtoi Blushi ka bërë që 90% e shqiptarëve të mos jenë të përfaqësuar.
Deputeti socialist gjatë intervistës në emisionin “Pa paekspozuarit” në Ora News, deklaroi se qytetarët janë shumë të zhgënjyer nga qeveria e “Ramës”.
“Unë mendoj se zhgënjimi është më i madh nga sa pritej. Rilindja ndihmoi që ky dëshpërim të rritej. Ky dëshpërim i akumuluar prej 25 vitesh, të shtohej. Pse? Njerëzit në vitin 2013 mendonin se kjo ishte një mundësi e fundit, ndoshta për ti vënë një kapak tranzicionit, për të mbyllur një epokë korruptive, jo funksionale, emigracioni të lartë. Kjo nuk ndodhi”, tha ai.
“Rilindja veçse i shtoi zullumet që kishte për të zgjidhur. Dhe bilanci i sotëm, pas tre vitesh, është katastrofal. Shteti për mua është në prag kolapsi, unë nuk besoj se kemi parë këtë kaos, përveçse në vitin ’97, apo në prag të atij viti. Shteti nuk funksionon.”