TIRANE- Ben Blushi ka komentuar sot zgjedhjet që po bëhen në Asamblenë e PS-së. I mbetur jashtë Kryesisë së PS, Blushi tha se nuk do të votojë “lavatricen e mediokritetit”. Ndër të tjera ai tha: Dy janë kërcënimet e mëdha të vendit sot, PD që kërkon të armatosë vendin dhe Rilindja që e sheh shpresën e zhvillimit te kanabisi.
Blushi ka deklaruar se sigurisht që emri i tij nuk mund të ishte pjesë e Kryesisë, pasi ata nuk janë socialistët e vërtetë, por janë mediokrit, ata janë rilindistët, që në tre vjet e kanë cuar vendin shumë mbrapa.
“I vetmi propozim ekonomik i PS është si të legalizohet kanabisi, këta janë rilindësit, ashtu si e kam thënë janë krenaristë dhe kanabistë, krenaristë janë ata që janë krenarë për gjithçka, kurse kanabistë besojnë se vendi mund të ketë ekonomi të zhvilluar, të hapë vende pune, duke na cuar në ara të mbjellim kanabis, unë s’mund të isha pjesë e kësaj” tha Blushi.