Ben Blushi denoncon se po bëhen përpjekje për të mos lejuar Libra-n të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 Qershorit. Përmes një statusi në facebook ai ka shpjeguar se ccfarë po ndodh:
“Pabesisht KQZ ka propozuar një akt që kërkon të bllokojë pjesëmarrjen e LIBRA-s në zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit. Sipas Kodit Zgjedhor një parti e cila ka një mandat deputeti, gjashtë muaj përpara ditës së zgjedhjeve, mund të rregjistrohet në zgjedhje. LIBRA ka dy mandate deputetësh dhe e përmbush këtë kusht. Por KQZ ka propozuar një udhëzim sipas të cilit data referencë e rregjistrimit nuk është dita e zgjedhjeve por dita e dorëzimit të listave të deputetëve. Pra jo 18 qershori por 28 prilli”, shkruan Blushi.
Sipas tij, ky akt është totalisht i personalizuar dhe bëhet vetëm për të penalizuar LIBRA-n. “Kjo është njëlloj sikur 1 qershorin ta bësh 1 prill me vendim KQZ-je. Natyrisht nuk është mendja e BIBAVE të KQZ por e bandës së Rilindjes. E kanë kot. LIBRA do shkojë në zgjedhje me cdo kusht dhe me cdo cmim pavarësisht nga Bibat, Bubat, Babat dhe Bebat e Rilindjes!”, shkruan themeluesi i Libra-s.