“Partia Socialiste është një parti e pushtuar. Do ta them pse. Sepse pushtimi është pa rregulla. Pa zgjedhje dhe pa struktura. Kështu është bërë edhe PS-ja. Është bërë një parti e kapur nga një njeri për interesa pushteti”.
Kështu ka deklaruar deputeti socialist Ben Blushi në emisionin “Të paekspozuarit”, duke shtuar se PS-ja dështoi që ta arrinte Rilindjen e premtuar në fushatën elektorale.
Në intervistë Blushi ka folur ndër të tjera edhe për ndryshimin e ngjyrave të PS, nga rozë në mavi. Sipas tij, Rama i ndryshoi ngjyrat e partisë nga në mavi, sepse Toni Bler ishte tifoz i një skuadre angleze, që quhet Bërnlei dhe që e ka fanellën ngjyrë mavi.