Kandidati për kreun e PS, Blushi i ka bërë qeverisë një “Check-up”-i falas duke prekur disa nga problemet themelore të qeverisjes që lidhen me krizën ekonomike.
“Borxhi është rritur, edhe ai që vdes ka lënë pas një borxh pa larë, cdo person duhet që të paguajë dy vite për të larë borxhin e shtetit, eksportojmë më pak, papunësia është rritur, kriza është thellur, mblidhen më pak të ardhura, shoqëria është asfiksuar. Jemi të dytët pas Sirisë për largimet, ata largohen nga vendi i tyre nga lufta, ne nga papunësia”.