Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blushi duartrokitet në Kongres: Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje

2016/03/19 at 5:50 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Blushi duartrokitet në Kongres: Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje

Fjala e përmbledhur e Ben Blushit, në kongresin e PS-së


Përshëndetje të gjithëve ju që keni ardhur në Tiranë për të marrë në dorë partinë tuaj.

Unë kam ardhur si i barabartë mes të barabartëve dhe si i lirë mes njerëzve të lirë. Ne të gjithë bashke jemi pronare të një prone dhe kjo pronë quhet PS. Ajo është prona jonë dhe duhet te mbetet deri në fund.

Por PS, si çdo trup ka shqisat e saj. Barazia është zemra e saj. bashkimi është muskyuli i saj. Progresi është shikimi i saj, solidaritet është prekja e saj dhe liria, vetëm liria është shprit i saj. Ne kemi vetëm një detyrë t’i mbajmë këto shqipsa në harmoni dhe të bindim seSshqipëria bëhet nga shqiptarët.

Si mund ta bëjmë ne këtë, si mund të bindim mijëra djem dhe vajza të mos braktisin Shqipërinë? Ka vetëm një mënyrë, duke mos i ikur vetes sonë, duke mos e fshehur PS nga shqiptarët, duke mos e rrëmbyer PS.

Në këtë Parti, si çdo parti ka një shumicë dhe një pakicë, ka dhe një shumcë absolute që kërkon një parti të përbashkët për të gjithë, ka dhe një pakicë relative që kërkon një parti vetëm për vete.

Kam ardhur të flas në emër të kësaj shumice, ajo eshtë duke pritur aty që të çlirohet, ajo është një shpirt i zënë rob, është një zemër e rënë rob ne një grusht. Ne duhet t’i japim mundësinë kësaj shumice të flasë dhe të votojë me votë të lirë, por të gjithë duhet të kemi një gjë të përbashket.: kjo është ë vërteta.
A jemi ne të barabartë në këtë parti? A po respektojmë rregullat, a po i japim dikujt më shumë fuqi kushdo qoftë ai. A ka shkelje në jetën e partisë socialiste, a ka patur shkelje? A mund të fajësohet dikush se ka patur shkelje? E drejta për një parti të lirë, transparente po cënohet. Një pakicë e pavotuar po detyron një shumicë që ta pranojë atë si shumicë apo si pakicë pa zgjedhje. Një pakicë po emëron kongresin, asamblenë, deputetet, qeverinë, po nxin lirinë, po ngordh demokracinë, po merr peng gjithë partinë.

Nëse kjo pakicë ka një meritë është pengmarrja e partisë. Nëse do zgjedhje je armik, nëse do mbledhje je 2 herë armik, nëse do zgjidhje je 3 herë armik, nëse do punësim je shumë më shumë armik, nëse do rritje pensionesh je shumë më shumë armik dhe nëse do që në PS të mos ketë njerëz me precedente je miku i armikut.

Nëse nuk gënjen nuk je. Nëse gënjen, jo vetëm je, por edhe ke. Të jesh apo të kesh, kjo është çështja sot në PS.

Ky, ky dhe vetëm ky është morali i kësaj pakice, kriteri, nderi, misteri, i kësaj pakice të shumicës. Tesera e PS nuk është puna, lëndimi, vendimi, besimi,por është mohimi. Nëse ke pohuar atë që është mohuar këtu ke fituar.

Këto nuk janë dhe nuk mund të jenë rregullat e një partie. Megjithatë injorimi, poshtërimi dhe linçimi që i është PS nuk ka ardhur nga mungesa e kohës, nuk ka ndodhur nga mungesa e socialistëve, por nga arroganca dhe besimi delirant se të gjitha votat e PS-së janë të një njeriu. Kush e solli PS në këtë deformim. Unë mendoj se ka një emër. Ai quhet Edi Rama. Ditën që ai erdhi në pushtet, PS, pushoi së qëni.

Kjo nuk është një fantazi, është fakt dhe është opinion. Dhe meqë unë jam ftuar në këtë garë përmes faktit dhe jo opinionnit, më lejoni të jap disa fakte:

që nuk ka zgjedhje

që është i vetmi kryetar partie me një mandat 7 vjeçar ne Europe

që mandati është 4 vjet sipas statutit

që statusi është shkelur në më shumë se 40% të neneve

që referendume nuk bëhen për pesona, por vetëm për çështje

që asnjë ndryshim statutor nuk mund të ketë fuqi praparvepruese

që në PS janë futur njerëz me precendte

që nuk janë rritur rrogat

që borxhi është rritur

që taksat për të pasurit nuk janë rritur

që ekonomia nuk ëhstë rritur me ritmet që prisnim

që arsimi i mesëm në Shqipëri nuk është i detyrueshëm siç duhet të ishte

që shëndetësia falas nuk u realizua

që çmimi i energjisë elektrike është rritur

që nuk kemi hapur vende pune siç premtuam

që emigracioni është shtuar

që unë nuk jam Saliu, por ne po qeverisim si Saliu, por pa Saliun

Unë do luftoj deri në fund, që Shqipëria dhe Partia të mos jenë kështu si janë dhe si kanë qenë. Ky është dhe do jetë një fakt. Ne që themi që në këtë Parti duhet të ketë rregulla, nuk është opinion, por fakt.

Nëse duam të provojmë kush është shumica, ka vetëm një rrugë: të shkojmë në zgjedhje. Sot kërkoj vetëm një gjë: Zgjedhje, zgjedhje dhe vetëm zgjedhje. Kush ka të drejtë të heqë të drejtën e zgjedhjeve?  Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.

Shqipëria ka dhe do ketë të drejtë, me apo pa ne, sepse Shqipëria është më shumë se partia. Ju ftoj ta marrim në dorë, pronën tonë të përbashkët, Partinë Socialiste të Shqipërisë.



Ju sugjerojmë

“Do t’ju mbështesim në çdo hap”, Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE
Aktualitet

Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën

14 Maj, 2025 3:44 pm
Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese
Aktualitet

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese

14 Maj, 2025 3:29 pm
Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
Aktualitet

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

14 Maj, 2025 3:12 pm
Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit
Aktualitet

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

14 Maj, 2025 3:03 pm
Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!
Aktualitet

Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!

14 Maj, 2025 2:59 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

Urimet e liderëve për Ramën/ Berisha: Ndodhi dhe në 2001, kemi aq shumë fakte sa…

14 Maj, 2025 2:51 pm
Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Aktualitet

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

14 Maj, 2025 2:34 pm
Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
Kryesore

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

14 Maj, 2025 2:24 pm
Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
Aktualitet

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

14 Maj, 2025 2:20 pm
Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
Aktualitet

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

14 Maj, 2025 2:02 pm
Para
Mimoza Hafizi “braktis” Blushin? Asnjë fjalë për zgjedhjet në parti 

Mimoza Hafizi "braktis" Blushin? Asnjë fjalë për zgjedhjet në parti 

Cili është momenti i mirë për larjen e dhëmbëve, para apo pas mëngjesit?

Cili është momenti i mirë për larjen e dhëmbëve, para apo pas mëngjesit?

Fotolajm/ Ja si e duartrokiste Koço Kokëdhima në rininë e tij Enver Hoxhën

Fotolajm/ Ja si e duartrokiste Koço Kokëdhima në rininë e tij Enver Hoxhën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën

“Do t’ju mbështesim në çdo hap”, Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE
14 Maj, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Shkallës së Parë, që detyronte SPAK të hetonte Olta Xhaçkën dhe...

Lexo më shumë

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese
14 Maj, 2025

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani zhvilloi ditën e sotme një vizitë në...

Lexo më shumë

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
14 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili kandidoi...

Lexo më shumë

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit
14 Maj, 2025

Procesi i numërimit për votën preferenciale është pezulluar në KZAZ 31 që është në ambientet e shkollës “1 Maji” në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com