Themeluesi i Libra-s, Ben Blushi duke folur në foltoren e Parlamentit, tha se Rilindja po përpiqet të bllokojë Libra-n të hyjë në zgjedhje.
“Libra u regjistrua duke zbatuar Kodin Zgjedhor, i cili parashikon se duhet një deputet dhe 20 mijë firma gjaashtë muaj para zgjedhjeve. Por Denar Biba, kryetari i tenderava dhe prokurorimeve të Rilindjes vendosi të ndryshojë Kodin Zgjedhor duke ndryshuar afatin nga 18 qershor në 28 Prill. Ky vendim i Bibës është për të djegur një parti të caktuar: Libra-n. Pra sipas Bibës ne jemi deputet deri më 28 Prill (koha kur kanë dalë listat) dhe jo deri në 9 Shtator siç e parashikon ligji. Është e njëjta gjë siç ndodhi me zgjedhjet në PS, kur u ndryshua statusi për të më përjashtuar mua nga zgjedhjet për kryetar. U bëj thirrje ta tërheqni këtë shkresë”, deklaroi Blushi.