Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Blockchain”, fjala e re që duhet të mësojnë përdoruesit e internetit

2017/12/27 at 7:00 AM
në -Teknologji
Kohë leximi: 2 min
A A
“Blockchain”, fjala e re që duhet të mësojnë përdoruesit e internetit

Në gjuhën angleze ka hyrë një fjalë e re, që të gjithë përdoruesit e internetit është mirë ta mësojnë, pasi mund të bëhet përcaktuese për të ardhmen e transaksioneve financiare globale.


Kjo fjalë mund të mos jetë e përkthyeshme në shumë gjuhë të tjera, kështu që mund të bëhet një term ndërkombëtar, i ngjashëm me fjalët “kompjuter” apo “internet”, që përdoret në të gjithë botën. Fjala është “blockchain”.

Gjatë javës së parë të dhjetorit, tregjet financiare botërore u tronditën nga rritja e shpejtë e vlerës së monedhës virtuale më popullore – bitcoin, e cila u shfaq fillimisht në vitin 2009.

Shqetësimi me paratë elektronike si ‘bitcoin’ është se si çdo gjë tjetër në internet, njerëzit mendojnë se mund të hakerohet dhe vidhet.

Por mbështetësit thonë se kjo nuk është e mundur, falë bllokimit apo ‘blockchain’-it, teknologjisë së re, se si kompjuterat regjistrojnë transaksionet në mënyrë të decentralizuar.

“Është njësoj sikur unë të të jap një filxhan. Në momentin që ti e merr, ai është në dorën tënde dhe unë nuk e kam më. E njejta gjë mund të bëhet përmes internetit”, thotë Simon Schwerin, menaxher me kompaninë Xain.

Ndryshe nga një foto dixhitale, e cila mund të kopjohet dhe të ndahet në internet, blockchain-i mundëson që “filxhanin”, ose çdo lloj objekti tjetër dixhital, ta ketë në pronësi vetëm një person në të njëjtën kohë.

Ndryshimi nga sistemi bankar tradicional është se të dhënat nuk janë në një kompjuter të vetëm qendror, që mund të hakerohet.

Kjo, për arsye se të gjithë kompjuterat në ‘blockchain’ regjistrojnë çdo transaksion, duke krijuar një sistem gjigant të decentralizuar.

“Në një sistem të decentralizuar, ne kemi mundësinë të rihartojmë plotësisht mënyrën se si krijojmë paranë, si e shpërndajmë, si e ndjekim dhe si e vlerësojmë”thotë Galia Benartzi, me fondacionin Bprotocol.

Përdorimi i ‘blockchain’-it megjithatë ka gjasa të shkojë përtej bitcoin-it dhe transaksioneve financiare.

“Blockchain-i mund të aplikohet në shumë, shumë gjëra të ndryshme. Mund të ndjekë hallkat e furnizimit, ose mund të gjurmojë çdo gjë në qytete. Kjo është teknologji revolucionare për të cilën njerëzit po flasin shumë për momentin”, thotë Mike Butcher, me revistën Techcrunch Europe.

Shumë analistë presin që koncepti ‘blockchain’ të luaj një rol të rëndësishëm në garantimin e privatësisë online, duke identifikuar mallrat e falsifikuara dhe të gjitha llojet e mbajtjes së të dhënave, në 5 apo 10 vitet e ardhshme./VOA/

 

Etiketa: blockchainfjala e reperdoruesit e internetit


Ju sugjerojmë

Një “superinteligjencë personale” për të gjithë?
-Teknologji

Një “superinteligjencë personale” për të gjithë?

3 Gusht, 2025 3:16 pm
Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
-Teknologji

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

1 Qershor, 2025 2:04 pm
ChatGPT në shkolla, po ndihmon apo pengon?
-Teknologji

ChatGPT në shkolla, po ndihmon apo pengon?

20 Prill, 2025 7:38 pm
BE konfirmon gjobën prej 2.4 miliardë dollarësh ndaj Google
-Teknologji

BE konfirmon gjobën prej 2.4 miliardë dollarësh ndaj Google

10 Shtator, 2024 2:28 pm
Samiti GAIN 2024 do të eksplorojë zhvillimet më të fundit globale në AI 
-Teknologji

Samiti GAIN 2024 do të eksplorojë zhvillimet më të fundit globale në AI 

23 Gusht, 2024 12:14 pm
Dezinformimi për zgjedhjet në rrjetet sociale, BE vëzhgon “me lupë” Meta-n 
-Teknologji

Dezinformimi për zgjedhjet në rrjetet sociale, BE vëzhgon “me lupë” Meta-n 

28 Maj, 2024 2:30 pm
BE nis hetimet për Apple, Meta dhe Google
-Teknologji

BE nis hetimet për Apple, Meta dhe Google

25 Mars, 2024 1:58 pm
DEFENDER Kosova 2024 nga Mektrin Motors: Bashkim i Luksit dhe Aventurës në një Organizim Ekskluziv 
-Teknologji

DEFENDER Kosova 2024 nga Mektrin Motors: Bashkim i Luksit dhe Aventurës në një Organizim Ekskluziv 

7 Mars, 2024 2:41 pm
Çfarë po ndodh?! Facebook dhe Instagram të paaksesueshëm
-Teknologji

Çfarë po ndodh?! Facebook dhe Instagram të paaksesueshëm

5 Mars, 2024 4:50 pm
“Apple” vendos rekord, vlen 2.000 miliardë dollarë
-Teknologji

Apple gjobitet me 1.8 miliardë euro nga BE

4 Mars, 2024 8:46 pm
Para
Robotët e seksit do të jenë në gjendje të tradhëtojnë pronarët e tyre

Robotët e seksit do të jenë në gjendje të tradhëtojnë pronarët e tyre

NASA ndryshon shenjat e horoskopit, bëhen 13. Zbuloni shenjën tuaj të re

Horoskopi, 27 dhjetor 2017

Video/ Historia e rrallë e 80-vjeçares, qitësja kampione me pistoletë

Video/ Historia e rrallë e 80-vjeçares, qitësja kampione me pistoletë
















TE FUNDIT

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë
28 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka uruar 113 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Për të uruar shqiptarët në këtë ditë të rëndësishme...

Lexo më shumë

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë
28 Nëntor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë uruar sot 28 Nëntorin, duke nënvizuar peshën e kësaj date...

Lexo më shumë

Marco Rubio uron shqiptarët për 113 vjetorin e Pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
28 Nëntor, 2025

Një mesazh urimi për 113-vjetorin e Pavarësisë ka ardhur edhe nga SHBA. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio thotë se...

Lexo më shumë

Putin kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin: Luftën e mbyll unë dhe kaq

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
28 Nëntor, 2025

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shuar çdo spekullim për sa i përket të ardhmes së luftës në Ukrainë. I...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com