Komisioni i Etikës është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur përjashtimin me 10 ditë të 26 deputetëve të opozitës që bllokuan punimet e Kuvendit në seancën e sotme. Mbledhja erdhi pas kërkesës së maxhorancës.
Mësohet se për 10 ditë nuk do marrin pjesë në seancat plenare: Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbanit, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa, Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bejar Leskaj, Ledovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Kote. Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti, Qani Xhafaj.
Në kërkesën që Grupi Parlamentar i PS i bëri kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla thuhet se deputetët e opozitës bllokuan hyrjen e deputetëve socialist në Kuvend dhe hoqën kartat e tyre nga pajisjet elektronike të votimit duke bllokuar më pas vendet e zyrtarëve.