Pasi bllokoi foltoren e Kuvendit, Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca kreun e PD, Sali Berisha.
Ndërkohë deputetët demokratë reaguan duke goditur tavolinat teksa bërtisnin “Turp, turp”.
“Kemi kërkuar fjalën dhe ne do flasim deri nesër në drekë. Ne u flasim shqiptarëve për super skandalin që ka përfshirë Ramën. Përjashto Ramën, përjashto veten. Ne nuk e lëshojmë sallën, po mbrojmë interesin kombëtar.”- tha Berisha.