Prej orës 11:00 deri në orën 13:00 do të jetë sërish e bllokuar pika doganore e Kapshticës.
Shkak për ndërprerjen e punës është greva e fermerëve grekë të fshatrave në kufi.
Fermerët grekë kanë më shumë se një javë që protestojnë ndaj reformës së pensioneve dhe sistemit të ri të tatimeve, që kërkon të miratojë qeveria “Tsipras”.
Po kështu pika doganore e Kapshticës është bllokuar disa herë për shkak të grevës.