Pesë turistë të huaj, shtetas ukrainas dhe bjellorus kanë mbetur të bllokuar prej më shumë se gjashtë orësh në zonën e Karaburunit.
Policia dhe forcat zjarrfikëse nisën kërkimet sapo u lëshua sinjali SOS, ndërsa turistët u gjendën shëndoshë e mirë.
Turistët janë bllokuar saktësisht mbi zonën e Dukatit, ndërsa mësohet se kanë telefonuar emergjencat e shtetit grek për ndihmë.