150 Euro dëmshpërblim iu ka dhënë pasagjerëve të tragetit ‘Bridge Adria Ferries’, pasi u kthyen në portin e Durrësit nga Trieste ku kishin destinacionin. Të lodhur e të stërmunduar katër ditë pasi ishin nisur nga porti i Durrësit me destinacion Triesten, trageti me pasagjerë e mallra u kthye në qytetin bregdetar, pas defektit që pësoi në grupin e timinut.
Pasagjerët pasi mbërritën në Durrës, deklaruan se “kanë qëndruar në mes të detit, ishin vetëm një milje larg prej portit të Triestes, por trageti nuk u ankorua në port.nuk u ankorua as në portin e Ankonës që ishte më afër, por na solli sërish në Durrës”, nga ku u nisën katër ditë më parë.
“Dëmshpërblimi është sa një ditë pune në ndërtim, 50 euro dita. Vetëm se çështja u bë mediatike na kompensoi kompania biletat e udhëtimit dhe 50 euro në ditë, për tre ditë qëndrimi”, thonë pasagjerët.
Trageti Bridge u nis të hënën nga porti i Durrësit dhe mbërriti të enjten pasdite në portin e Durrësit. Në vitin 2012, ish-presidenti i asaj kohe Bamir Topi mbeti për 24 orë në det, pas avarisë që pësoi trageti i linjës Bari- Durrës./Balkanweb