Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet online në orën 12:00.
Pasi deputetët e opozitës bllokuan sallën, dhe nuk lejuan zhvillimin normal të mbledhjes komisioni është zhvendosur online.
Demokratët kanë përdorur sërish të njëjtën strategji duke u futur në sallë dhe duke u ulur në vendet e kolegëve socialistë.
Deputetja Vokshi i zuri vendin bashkëkryetarit të Reformës zgjedhore Damian Gjiknuri ndërsa nuk kanë munguar zhurmueset në sallë.
Kjo situate shkaktoi debate mes palëve.
“Për çfarë paguhemi, për çfarë vijmë ne këtu”, tha deputeti Ervin Salianji duke iu drejtuar Damian Gjiknurit.
Pas disa minutash debate anëtarët e PS, u larguan.