Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blinken vizitë zyrtare në Kinë javën e ardhshme

2024/04/20 at 9:34 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Blinken vizitë zyrtare në Kinë javën e ardhshme

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të veprojnë kundër kompanive kineze që mbështesin luftën e Rusisë kundër Ukrainës, tha për gazetarët një zyrtar i lartë amerikan. Ai tha se kjo është një ndër çështjet që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do ta trajtojë me udhëheqjen kineze gjatë vizitës së tij në Pekin javën e ardhshme.

Zyrtarët amerikanë kanë reaguar ashpër ndaj asaj që e cilësojnë si ndihmë e Kinës për furnizimin e makinerisë ushtarake ruse pas vështirësive të Kremlinit në pushtimin e Ukrainës. Zyrtarët amerikanë janë shprehur se vazhdimi i mbështetjes për Rusinë përbën një rrezik kryesor në marrëdhëniet e qëndrueshme mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Duke informuar gazetarët në prag të vizitës së planifikuar të zotit Blinken në Shangai dhe Pekin nga data 24 deri më 26 prill, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha se marrëdhëniet SHBA-Kinë ishin përmirësuar krahasuar me një vit më parë, kur lidhjet shënuan një pikë të ulët historike, pasi Shtetet e Bashkuara rrëzuan një balonë kineze të dyshuar për spiunazh.

Por përmirësimi i marrëdhënieve nuk nënkupton që Shtetet e Bashkuara të sakrifikojnë kapacitetet e saj për të forcuar aleancat dhe mbrojtur interesat e saj, tha zyrtari.

“Jemi të përgatitur të ndërmarrim hapa të nevojshme kundër firmave që … minojnë rëndë sigurinë si në Ukrainë ashtu edhe në Evropë”, tha zyrtari kur u pyet se si do të vepronte Uashingtoni për të bindur Pekinin që të ndalonte ndihmën për makinerinë ushtarake ruse.

“Kemi treguar gatishmërinë për ta bërë këtë në lidhje me kompani të disa shteteve, jo vetëm kineze”, tha zyrtari, duke vënë në dukje se Rusia kishte forcuar kapacitetin e prodhimit të armëve me ndihmën e Kinës.

“Ne do të shprehim qëllimin tonë që Kina ta kufizojë atë mbështetje”, tha zyrtari.

Vizita e zotit Blinken në Kinë do të jetë e para që nga qershori, kur Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin të ripërtërinin angazhimet e nivelit të lartë që Pekini filloi t’i kufizonte pas një udhëtimi në Tajvan në vitin 2022 nga ligjvënësja demokrate, Nancy Pelosi, e cila në atë kohë ishte kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve. Kina pretendon se ishulli qeverisur në mënyrë demokratike është pjesë e territorit të saj./VOA/

Ju sugjerojmë

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Para
Meta luan futboll: Ata që duan të më blejnë lojtarët, ta dinë mirë, kam dy surpriza që po i ruaj për minutën e fundit

Meta luan futboll: Ata që duan të më blejnë lojtarët, ta dinë mirë, kam dy surpriza që po i ruaj për minutën e fundit

Sanksione ndaj Kinës, në SHBA pritet të ndalohet TikTok-u

Sanksione ndaj Kinës, në SHBA pritet të ndalohet TikTok-u

Von der Leyen: Sulmet ruse në infrastrukturën civile të Ukrainës janë krime lufte

Von der Leyen përshëndet miratimin e paketës së ndihmës për Ukrainën në SHBA

TE FUNDIT

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
8 Shkurt, 2026

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa...

Lexo më shumë

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com