Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka zhvilluar takim edhe me kreun e SPAK Altin Dumani, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaça, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.
Sipas informacioneve të siguruara nga Klan News, në këtë takim Blinken u ka shprehur mbështetje në punën e tyre në drejtësi.
Kujtojmë se Blinken ka nisur me vizitën e tij zyrtare në vend që prej orës 11:00 të paradites së sotme.