Kreu i PD zyrtare, Lulzim Basha në një prononcim për mediat ka komentuar vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, i cili nuk ka planifikuar takim me opozitën.
Basha u shpreh se kjo vizitë e Blinken sinjalizon forcën dhe fuqinë e marrëdhënieve e SHBA-ve me Shqipërinë, duke shtuar se “nuk ka ndërmend ta fus në çorapet e pista të politikës së përditshme të Tiranës”.
Ndër të tjera ai tha se takimet me kolegët e SHBA-ve nuk kanë munguar dhe s’do mungojnë.
Basha: Një vizitë që e fuqizon marrëdhënien me SHBA. Vjen një moment i veçantë edhe për Kosovën edhe për aspiratat nuk kam ndërmend ta fus në çorapet e pista të politikës, takimet e kolegët e SHBA nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë.