Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blinken: Rruga drejt një shteti palestinez, e nevojshme për sigurinë e Izraelit

2024/01/17 at 7:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Blinken: Rruga drejt një shteti palestinez, e nevojshme për sigurinë e Izraelit

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përsëriti të mërkurën nevojën për gjetjen e një rruge që do të çonte drejt krijimit të një shteti palestinez.

Duke folur në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davosit, sekretari Blinken tha se pa një shtet palestinez, Izraeli nuk do të ketë kurrë siguri të vërtetë.

Sekretari Blinken tha se një shtet palestinez është i nevojshëm për qendrueshmërinë afatgjatë të rajonit.

“Duhet të jetë një qeverisje, një strukturë qeverisjeje, që të ketë autoritetin t’i ofrojë popullit palestinez atë që dëshiron, që plotëson nevojat e tij”, tha zoti Blinken.

Por ai theksoi se që një qeverisje e tillë të jetë efektive, duhet të krijohen kushtet e duhura.

“Me fjalë të tjera, me mbështetjen, me ndihmën e Izraelit, jo me kundërshtimin e tij aktiv, sepse edhe autoriteti më efektiv do të ketë vështirësi nëse përballet me kundërshtimin aktiv të një qeverie izraelite.”

Zoti Blinken e pranoi se për të arritur në atë pikë, kërkohen vendime të vështira dhe një mentalitet i hapur drejt kësaj perspektive.

Por ai shton se një bashkërendim mes vendeve arabe dhe Izraelit në rajon, është i nevojshëm për të izoluar Iranin, të cilin kryediplomati amerikan e quajti “shqetësimin më të madh në aspektin e sigurisë”.

Një gjë e tillë tha ai, është e nevojshme gjithashtu për të shmangur vuajtjet si të izraelitëve dhe palestinezëve. Ai tha se jetët e të dyja palëve janë njësoj të vlefshme.

“Ajo që po shohim çdo ditë në Gazë, është e tmerrshme dhe vuajtjet që shohim mes burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm më trishtojnë pa masë”, tha ai.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu drejton një qeveri të krahut të djathtë që është kundër shtetit palestinez. Ai ka thënë se lufta do të jetë e gjatë, duke theksuar se ajo drejtohet ndaj “një boshti të së keqes”, të udhëhequr nga Irani dhe tre grupet që mbështesin atë në rajon: Hamasi, Hezbollahu dhe Houthi./

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përsëriti të mërkurën nevojën për gjetjen e një rruge që do të çonte drejt krijimit të një shteti palestinez.

Duke folur në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davosit, sekretari Blinken tha se pa një shtet palestinez, Izraeli nuk do të ketë kurrë siguri të vërtetë.

Sekretari Blinken tha se një shtet palestinez është i nevojshëm për qendrueshmërinë afatgjatë të rajonit.

“Duhet të jetë një qeverisje, një strukturë qeverisjeje, që të ketë autoritetin t’i ofrojë popullit palestinez atë që dëshiron, që plotëson nevojat e tij”, tha zoti Blinken.

Por ai theksoi se që një qeverisje e tillë të jetë efektive, duhet të krijohen kushtet e duhura.

“Me fjalë të tjera, me mbështetjen, me ndihmën e Izraelit, jo me kundërshtimin e tij aktiv, sepse edhe autoriteti më efektiv do të ketë vështirësi nëse përballet me kundërshtimin aktiv të një qeverie izraelite.”

Zoti Blinken e pranoi se për të arritur në atë pikë, kërkohen vendime të vështira dhe një mentalitet i hapur drejt kësaj perspektive.

Por ai shton se një bashkërendim mes vendeve arabe dhe Izraelit në rajon, është i nevojshëm për të izoluar Iranin, të cilin kryediplomati amerikan e quajti “shqetësimin më të madh në aspektin e sigurisë”.

Një gjë e tillë tha ai, është e nevojshme gjithashtu për të shmangur vuajtjet si të izraelitëve dhe palestinezëve. Ai tha se jetët e të dyja palëve janë njësoj të vlefshme.

“Ajo që po shohim çdo ditë në Gazë, është e tmerrshme dhe vuajtjet që shohim mes burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm më trishtojnë pa masë”, tha ai.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu drejton një qeveri të krahut të djathtë që është kundër shtetit palestinez. Ai ka thënë se lufta do të jetë e gjatë, duke theksuar se ajo drejtohet ndaj “një boshti të së keqes”, të udhëhequr nga Irani dhe tre grupet që mbështesin atë në rajon: Hamasi, Hezbollahu dhe Houthi./ VOA

Ju sugjerojmë

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Para
300 milionë biznese dhe konsumatorë përfitojnë nga partneriteti 10-vjeçar midis Vodafone e Microsoft

Macron: Rusia nuk duhet të lejohet të fitojë luftën në Ukrainë

Berisha: Opozita po lufton me një pushtim të brendshëm

TE FUNDIT

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
6 Qershor, 2025

Shqipëria rezulton  në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve. Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’ i cili...

Lexo më shumë

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
6 Qershor, 2025

Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka çmontuar një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës, që përdorte varkash të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com