Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blinken paralajmëron Kinën për mbështetjen që i jep Rusisë

2024/04/26 at 6:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Blinken paralajmëron Kinën për mbështetjen që i jep Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashingtoni është, siç tha ai, “plotësisht i përgatitur” për të vendosur sanksione kundër mbështetjes së Kinës për industrinë ruse të mbrojtjes.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, William Gallo, komentet e zotit Blinken u bën pas takimit që pati sot në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë mund të jenë stabilizuar, por nuk mungojnë mosmarrëveshjet që duhet trajtuar, siç u bë e ditur pas takimit që u mbajt të premtën në mes të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe presidentit kinez Xi Jinping.

Për zotin Blinken, prioritet kryesor është ndalimi i mbështetjes së Pekinit për luftën e Rusisë në Ukrainë.

“I thashë zotit Xi, nëse Kina nuk e trajton këtë problem, ne do ta bëjmë këtë”, tha zoti Blinken.

Shtetet e Bashkuara nuk e akuzojnë Kinën për furnizim të drejtpërdrejtë të Rusisë me armë.

Zyrtarët amerikanë thonë se Kina po dërgon pajisje, përfshirë mikroprocesorë dhe pajisje të tjera, që shfrytëzohen për prodhimin e armëve ruse.

Sekretari Blinken tha se Uashingtoni mund të miratojë sanksione për të ndaluar këtë bashkëpunim. Por analistët thonë se kjo mund të jetë e ndërlikuar.

“Pajisjet për të cilat bëhet fjalë vështirë se mund të kontrollohen. Ato mund të eksportohen duke shfrytëzuar arsyetime që duken krejtësisht legjitime me partnerë legjitimë biznesi”, thotë Ian Chong nga Universiteti Kombëtar i Singaporit.

Një mundësi që Uashingtoni mund ta shfrytëzojë për të penguar këtë bashkëpunim është përjashtimi i bankave të mëdha kineze nga sistemi financiar amerikan.

“Kjo unë mendoj se do të kishte ndikim shkatërrues për tregtinë SHBA-Kinë. Mund të jetë e mundur të vihen në shënjestër banka më të vogla që kanë një interes më të drejtpërdrejtë në Rusi”, thotë zoti Chong.

Kina mbron tregtinë e saj me Rusinë, duke thënë se ajo është e angazhuar vetëm në shkëmbime normale ekonomike. Pak presin që Kina të bëjë lëvizje të mëdha në përgjigje të kërcënimit me sanksione nga Shtetet e Bashkuara.

“Trysnia po bëhet që Partia Komuniste të veprojë, por nuk mendoj se Partia Komuniste synon apo ka ndonjë motiv që të tregohet më e ashpër me Rusinë”.

Presidenti Xi tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të marrin masa ndëshkuese ndaj ekonomisë së Kinës.

“Ndërsa dialogu Kinë-SHBA vazhdon të rritet, menaxhimi i dallimeve dhe promovimi i bashkëpunimit, nuk është vetëm një aspiratë e dy popujve tanë, por diçka që pjesa tjetër e botës e pret. Bota është e madhe, ka vend si për zhvillimin e SHBA-së edhe Kinës”, tha ai.

Bisedimet u përqendruan edhe në çështje të tjera, përfshirë Tajvanin dhe Detin e Kinës Jugore si edhe të drejtat e njeriut dhe prodhimin e opioideve. Por, çështja e përkrahjes që Pekini po i jep industrisë së mbrojtjes të Moskës mund të dëmtojë më tej marrëdhëniet SHBA-Kinë të cilat sapo kanë filluar të stabilizohen./REL

Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
Ishte duke punuar në një kantier ndërtimi, bie nga një lartësi prej 10 metrash 18-vjeçari shqiptar

Ishte duke punuar në një kantier ndërtimi, bie nga një lartësi prej 10 metrash 18-vjeçari shqiptar

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Largohet nga Shqipëria ambasadori i Rusisë në Tiranë, ja emri që e zëvendëson

Largohet nga Shqipëria ambasadori i Rusisë në Tiranë, ja emri që e zëvendëson

TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com