Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blinken në Poloni pas vizitës në Kiev, për të forcuar mbështetjen për Ukrainën

2024/09/12 at 4:57 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Blinken në Poloni pas vizitës në Kiev, për të forcuar mbështetjen për Ukrainën

Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Poloni të enjten dhe u takua me udhëheqësit e vendit për të diskutuar mbi mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë dhe thellimin e bashkëpunimit të Uashingtonit me Varshavën. Kryediplomati amerikan udhëtoi në Poloni, një aleate e NATO-s, pas një vizite në Kiev të mërkurën gjatë së cilës zyrtarët ukrainas kërkuan që t’u lejohet të përdorin raketat e dërguara nga perëndimi për të goditur më në thellësi të territorit rus. Zoti Blinken vizitoi Kievin së bashku me homologun britanik David Lammy. Ata njoftuan se të dy vendet janë zotuar të japin 1.5 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të enjten me Presidentin polak Andrzej Duda në Varshavë në ndalesën e fundit të një turneu evropian që është përqendruar tek situata në Ukrainë.

Udhëtimi në kryeqytetin polak vjen pasi kryediplomati amerikan vizitoi Kievin me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy, ku të dy diplomatët u përballen me trysninë në rritje të Ukrainës për të përdorur armatimet e dërguara nga perëndimi për sulme me rreze të gjatë veprimi brenda Rusisë.

“Unë do ta diskutoj kërkesën tuaj në Uashington, duke informuar presidentin. Homologu britanik po bën të njëjtën gjë dhe të dy shefat tanë do ta diskutojnë këtë kur të takohen të premten. Ne jemi përshtatur me situatën ndërsa fushëbeteja ka ndryshuar. Padyshim që do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë edhe në të ardhmen”, tha Sekretari Blinken.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania premtuan gati 1.5 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën gjatë vizitës në Kiev.

Sekretari Blinken njoftoi më shumë se 700 milionë dollarë ndihmë humanitare, ndërsa Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy konfirmoi se vendi i tij do të sigurojë 782 milionë dollarë të tjera ndihmë dhe garanci kredie.

Pjesa më e madhe e ndihmave kanë për qëllim forcimin e rrjetit energjetik që Rusia e ka goditur vazhdimisht ndërsa Ukraina ka përpara një dimër të vështirë. Sidoqoftë, për ukrainasit, thelbësore është heqja e kufizimeve për përdorimin e armëve perëndimore më thellë brenda Rusisë

“Unë besoj se në këtë fazë të luftës Shtetet e Bashkuara duhet të tregojnë një ndryshim në qasje ndaj kësaj lufte e kjo është mundësia e përdorimit, përfshirë armët amerikane, kundër objektivave thellë brenda Federatës Ruse”, tha për Zërin e Amerikës deputeti ukrainas Viatrovych.

Me këtë qëndrim pajtohet edhe analisti Adian Karatnycky nga organizata “Këshilli i Atlantikut” i cili thotë se kjo është mënyra që Ukraina të fitojë luftën apo të detyrojë Moskën të pajtohet për një marrëveshje paqeje që të jetë e pranueshme për popullin ukrainas.

“E vetmja mënyrë për këtë është nëse Ukraina ka kapacitetin për të dëmtuar ekonominë e Rusisë duke goditur infrastrukturën e saj të energjisë dhe për këtë nevojiten raketa me rreze të gjatë veprimi”, thotë zoti Karatnycky.

Në ditën e vizitave në Kiev, 17 ish-diplomatë dhe udhëheqës ushtarakë amerikanë dhe britanikë botuan një letër të hapur duke i kërkuar Sekretarit Blinken dhe zotit Lammy të ndryshojnë politikën e armëve. Ligjvënësit amerikanë nga të dyja partitë i kanë bërë thirrje të ngjashme administratës së Presidentit Biden këtë javë./VOA

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Si t’i trajtojmë shenjat e akneve?

Si t'i trajtojmë shenjat e akneve?

Të mos zbresim në pus me litarin e qafirit!

Të mos zbresim në pus me litarin e qafirit!

Gjendet pa shenja jete një 43-vjeçare në Tiranë

54-vjeçari godet me një send në kokë mjekun në Vorë, ja arsyeja...

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com