Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blinken në Izrael në përpjekjen e fundit për armëpushim para zgjedhjeve në SHBA

2024/10/22 at 5:24 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Blinken në Izrael në përpjekjen e fundit për armëpushim para zgjedhjeve në SHBA

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken u takua në Izrael me Kryeministrin Benjamin Netanyahu ndërsa Uashingtoni rifilloi përpjekjet për armëpushim, pas vrasjes së udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar. Vizita e Sekretarit Blinken vjen vetëm disa orë pasi Izraeli dhe grupi militant libanez Hezbollah kanë vazhduar të kryejnë sulme ajrore ndaj njëri tjetrit. Uashingtoni, së bashku me vendet arabe në rajon, kanë bërë përpjekje për muaj të tërë për arritjen e një armëpushimi, por asnjëra palë nuk duket e gatshme të tërhiqet nga kushtet e tyre. Izraeli gjithashtu pritet të sulmojë Iranin si kundërpërgjigje ndaj sulmit iranian me raketa më 1 tetor.


Sekretari i Shtetit Antony Blinken u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem të martën për të bërë një tjetër përpjekje për arritjen e një armëpushimi në Lindje të Mesme.

Zyra e Kryeministrit Netanyahu publikoi disa fotografi nga takimi, por nuk lëshoi njoftim për bisedën midis dy zyrtarëve.

Sekretari Blinken gjithashtu do të takohet me ministrin izraelit të mbrojtjes Yoav Gallant dhe zyrtarë të tjerë ndërsa filloi udhëtimin njëjavor që do ta çojë atë edhe në Jordani dhe Katar.

Grupi libanez Hezbollah tha të martën se nuk do të ketë negociata ndërsa luftimet vazhdojnë.

Sekretari Blinken arriti në Izrael të martën disa orë pasi grupi Hezbollah kreu një sulm ajror me një breshëri raketash mbi Izraelin qëndror.

Deri më tani nuk janë bërë njoftime për viktima, por një pjesë e një rakete të rrëzuar goditi një zonë banimi në qytetin izraelit Bnei Brak.

Mbrojtja ajrore shumështresore e Izraelit ka kapur shumicën dërrmuese të raketave dhe dronëve të lëshjuar ndaj tij që nga fillimi i luftës në Gazë.

Sulmi i grupit libanez u bë disa orë pasi Izraeli sulmoi një zonë të Bejrutit jugor, ku ndodhet objekti më i madh i shëndetit publik në Liban. Gjatë sulmit u vranë 13 njerëz, sipas ministrisë së shëndetësisë së Libanit.

Ushtria izraelite tha se grupi Hezbollah ka fshehur qindra miliona dollarë në para dhe ar në një bunker të ndërtuar nën këtë spital.

Stafi i spitalit Sahel hodhi poshtë akuzën.

“Nuk ka tunele të Hezbollahut, as projekte nëntokësore. Spitali përbëhet nga dy kate mbi tokë dhe dy kate nëntokë. Në katin e parë nën tokë është kuzhina dhe sallat e operacionit dhe një kat më poshtë janë dy gjeneratorë, morgu dhe ambientet e mirëmbajtjes”, thotë një nga infermeret e spitalit Sahel në Bejrut.

Ky është udhëtimi i 11-të i Sekretarit Blinken në rajon që nga fillimi i luftës më 7 tetor të vitit të kaluar kur grupi palestinez Hamas kreu një sulm të befasishëm në Izraelin jugor. Agjencitë e lajmevee njoftojnë se kjo është përpjekja e fundit e Uashingtonit për të bindur palët të ndalojnë luftimet para zgjedhjeve presidenciale amerikane më 5 nëntor.

Izraeli pritet të hakmerret edhe ndaj Iranit për shkak të sulmit të republikës islamike me qindra raketa më 1 tetor.

Gjatë sulmit të 7 tetorit militantët e Hamasit vranë 1200 njerëz dhe morën peng 250 të tjerë, një pjesë e të cilëve u liruan pas një marrëveshje armëpushimi mes palëve.

Kundërpërgjigja ushtarake izraelite, sipas të dhënave të autoriteteve palestineze, shkaktoi vrasjen e mbi 42 mijë njerëzve në Rripin e Gazës.

Ndërkaq, Izraeli ka dërguar trupa edhe në Liban ku po zhvillon luftime me grupin militant libanez, Hezbollah, i cili ashtu si grupi palestinez Hamas e ka mbështetjen e Iranit.

Grupi militant libanez Hezbollah është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Bashkimi Evropian ka në listë të zezë vetëm krahun ushtarak të grupit, por jo edhe partinë politike./VOA



Ju sugjerojmë

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
Bota

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

13 Korrik, 2025 10:51 pm
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Para
LSI nismë për krimet seksuale: Do monitorohen “grabitqarët”

Zv/presidentja e PL reagon sërish për arrestimin e Metës: Dhuna e ushtruar nuk do të amnistohet

Ish-presidenti i Perusë dënohet me 20 vjet burg për korrupsion

Ish-presidenti i Perusë dënohet me 20 vjet burg për korrupsion

Ndikimi i ndryshimeve demografike tek zgjedhjet në Arizona

Ndikimi i ndryshimeve demografike tek zgjedhjet në Arizona
















TE FUNDIT

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com