Forca të shumta policie janë angazhuar në Vlorë, pasi Sokol Sinomati, i njohur me nofkën ‘buzëderri’ ka marrë leje të posaçme nga burgu për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të djalit të tij.
Gëzim Sinomati u ekzekutua mbrëmjen e 7 janarit me snajper, teksa ishte duke pirë një cigare në ballkonin e banesës.
I riu u dyshohet se u qëllua nga një automjet në lëvizje në kohën kur në zonë nuk kishte drita. Makina tip “BMW” e përdorur nga autorët e krimit, u gjet e djegur nga policia, pak kohë më vonë.
Ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, sipas policisë, autori dyshohet të jetë vrasës me pagesë.