Babai i këngëtares Bleona Qereti, feston sot ditëlindjen e tij. Këngëtarja e ka shprehur shpeshherë lidhjen e ngushtë që ka me të, por nuk ka ngurruar ta urojë babanë e saj publikisht edhe në rrjetet sociale.
“Gëzuar ditëlindjen babait më të mirë në botë. Shokut tim më të mirë, fansit tim numër një dhe mbi të gjitha bodigardit tim. Kam marrë vetëm dashuri të pakushtëzuar dhe mbështetje të plotë nga ty përgjatë gjithë jetës sime, pavarësisht situatave dhe gabimeve të mia. Je figura perfekte e një mashkulli që një vajzë do në jetën e saj. Të dua shumë”, është ky urimi që ajo ka rezervuar për të në këtë ditë kaq të veçantë të jetës së tij.