Nuk dimë nëse është ndjerë vërtet e bezdisur nga ndjekësit e saj në instagram, apo ka dashur të tregojë që është një femër shumë e impenjuar, por Bleona ka vendosur t’ua kërkojë hapur fansave të mos e bezdisin me mesazhe në insta direct. Sipas saj, ajo merr cdo ditë më shumë se 500 të tilla dhe e ka të pamundur t’u përgjigjet. Me sa duket të jesh VIP, ka edhe halle të tilla!