Familja e ish bashkëshortit të saj duket që e do dhe e mbështet shumë këngëtaren Bleona Qereti. Pas intervistës dhënë në “Zonë e Lirë” ku foli për standartet, Bleona mori edhe mbështetjen e familjes së ish-bashkëshortit të saj, Gani Bardhi. Motra e tij Vera i shkruante se ajo nuk ishte një femër që blihej me lekë dhe se e donte shumë.
Për ta falenderuar atë për suportin që i ka dhënë në Bleona i ka shkruar një mesazh falenderimi ku thekson se do ta dojë përgjithnjë pavarësisht situatave jetësore. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Verës e cila ka cilësuar Bleonën si një yll që nuk do të shuhet kurrë.
“Faleminderit motër e vogël. Njerëzit janë të ndryshëm dhe gjithnjë shohin më të mirat tek të tjerët. Diellit yt shndërrin gjithnjë tek ty, prandaj dhe ti quhesh “yll” që nuk do të shuhesh kurrë.”, shkruan Vera për Bleonën.