Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka qenë i ftuar mbrëmjen e së enjtes në studion e emisionit “Opinion”.
Gazetari Blendi Fevziu ka sjellë në studio një dajre si simbol të stilit të fushatës së kryeministrit në zgjedhjet e fundit.
Rama ka kërkuar ta marr në duar dajren mbi të cilën skicoi sipas tij, imazhin e gazetarit duke kërkuar ta mbajë dajren si dhuratë./Opinion.al