Policia ka vënë në pranga autorin e zjarrëvënies së qëllimshme të automjetit BMËX5 ndodhur në Vlorë dy ditë më parë. Ngjarja ndodhi në lagjen “24 Maji” në Vlorë.
Bëhet fjalë për Gazment Merkaj, 42 vjeç me precedentë të mëparshëm penal për vjedhje me armë.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e datës 02.03.2024, në lagjen “24 Maji”, ka djegur me lëndë djegëse automjetin tip “BMW X5”, në pronësi të shtetasit A. S., për shkak të konflikteve të vazhdueshme me këtë shtetas, pas vjedhjes me armë në banesën e vjehrrit të tij”.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur 42 vjeçari blen në një pikë karburanti bidonin me benzinë dhe më pas shkon në oborrin ku ishte parkuar makina e Andi Selmanajt dhe pasi lag makinën e djeg.