Blegtorët e jugut kanë bllokuar rrugën nacionale Kardhiq -Delvinë.
Fermerët kërkojnë të merren parasysh kërkesat e tyre shumëvjeçare, mbi problematikën e sektorit të lidhura me çmimet e produkteve blegtorale, mungesën e subvencioneve, kufizimin e kullotave.
Blegtorët vijnë nga i gjithë Jugu, që nga Konispoli e deri në malësinë e Tepelenës. Ata kërkojnë të merren masa për stabilizimin e çmimit të qumështit. Ata kërkojnë që çmimi i qumështit të deles të shkojë 200 lekë për litër dhe për qumështin e dhisë 150 lekë për litër.
Ata kërkojnë dyfishimin e subvencioneve nga 1200 lekë për krerë në 2400 lekë për krerë.