Kryesocialisti Edi Rama ka bërë disa ndryshime në kryesinë e Partisë Socialiste.
Rama ka emëruar në vend të Damian Gjiknurit, Blendi Klosin si sekretar të Përgjithshëm të PS-së. Ndërkohë Bledi Çuçi është emëruar kryetar i grupit parlamentar të PS-së.
Duket se Rama ka bërë një “rokadë” me Taulant Ballën që i zuri vendin Çuçit te ministria e Brendshme dhe Çuçi që merr Ballës drejtimin e grupit parlamentar socialist.