Detaje të reja dalin nga arrestimi i Kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, i cili u vendos në pranga mbrëmjen e së mërkurës pasi akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion.
Gjatë kontrolleve në banesën e tij nga agjentët e BKH-së dhe SPAK, mësohet se drejtorit të ARRSH-së i janë gjetur disa piktura me vlerë mijëra euro, si edhe një shumë e konsiderueshme parash.
Gjithashtu gjatë kontrolleve në banesë, iu janë sekuestruar dhe një sërë sendesh personale si celularë, laptop, USB, dhe dokumente. Kontrolle ka pasur dhe në zyrën e tij në Autoritetin Rrugor Shqiptar.