Moderatorja italiane Ilary Blasi rezervoi një surprizë mjaft të këndshme për banorët e Grande Fratello VIP, por edhe për shikuesit. Ajo u shfaq në edicionin e radhës të spektaklit me një look të ri, krejt ndryshe nga ai që e kemi parë gjithmonë.
Ilray kishte vënë një paruke dhe dukej tjetër njëri me flokët e zinj. Konkurrentët patën mundësinë ta shihnin, pasi ajo hyri brenda në ambientin e shtëpisë gjigande për t’i përshëndetur. Edhe pse ata kishin “ngrirë”, sipas direktivave të Vëllait të Madh, dhe nuk mund të lëviznin as qepallat.