Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biznesmenët e drogës, ja si u kryen takimet e heroinës në Prizren

2016/07/10 at 1:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Biznesmenët e drogës, ja si u kryen takimet e heroinës në Prizren

Prizreni ka qenë vendi i takimit dhe shkëmbimit të drogës me paratë nga trafikantët e arrestuar pak ditë më parë, në operacionin e policisë të koduar “Ballkan”.

ABC News ka siguruar një kopje të dosjes, në ngarkim të dyshuarve si pjesë e rrjetit të trafikut të drogës mes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, ku të gjitha marrëveshjet dhe shkëmbimet e mallit bëheshin në Prizren. Sipas materialit të përpiluar nga prokurori Eugen Beçi dhe që ka bindur gjykatën e krimeve të rënda t’i caktojë masën e sigurisë “arrest me burg” të dyshuarve, përgjimet janë prova kryesore në ngarkim të të dyshuarve. Në dosje thuhet se Jurgen Molla ka organizuar në 3 raste trafikun e drogës dhe ishte personi që kishte njohje me kosovarin Arif Çiço i cili kryente rolin e ndërmjetësit me shtetasit turq, të cilët siguroni heroinën.

Prokuroria thotë se është provuar se në rastin e parë, Jurgen Molla ka organizuar takimin, blerjen dhe transportimin e 15 kg heroinë nga Prizreni në drejtim të Tiranës. Për të blerë këtë sasi, Jurgen Molla ishte takuar me kosovarin Arif Çiço dhe shtetasit turk që kishin drogën. Në takimin e zhvilluar në Prizren ishte rënë dakord që të paguhen 230 mijë euro për 15 kg heroinë. Parat janë dërguar më 29 qershor të 2016 nga dy të besuarit e Jurgen Molllës, shtetasit Orgest Myftaraj dhe Klodian Veizaj. Pas dorëzimit të parave, po në Prizren shtetasit turq I kanë dorëzuar korrierit të drogës Arben Prendi 15 kg heroinë, të cilën e ka fshehur në kamionin e tij. Por pasditën e datës 29 qershor kamioni dhe droga u kapën në pikën e kalimit kufitar të Morinit. Në momentin e arrestimit të korrierit, nga përgjime del se të gjithë të implikuarit komunikojnë me njeri­tjetrin për mbylljen e numrave të telefonit, fshehjen e parave dhe zhdukjen nga Tirana për disa ditë.

Megjithëse dështuan, ne rastin e pare, Jurgen Molla bashkë me Anesti Koromanin porosisin përseri 15 kg heroinë te të njëjtët shitës. Por këtë radhë, shtetasit turq e dërgojnë me korrierët e tyre drogën duke ndryshuar edhe vendin. Pikë­takimi bëhet qyteti grek i Selanikut dhe që andej duhej të trafikohej në Shqipëri. Për këtë rrugë dy ndërtuesit kontaktuan me pronarin e kompanisë së betonit Shyqyr Kotorri.

Ky i fundit kishte pranuar transportin e 15 kg heroinë kundrejt 5 kg që do të mbante për vete.Por si rezultat i bashkëpunimit mes policive rajonale, ishte policia greke qe ne këtë rast arrestoi më 18 shtator 2015 dy korrierët turq dhe bllokoi drogën që do të vinte në Shqipëri.Duke aplikuar te njëjtën skeme, te dyshuarit i rikthehen përsëri Prizrenit për një rast te tretë të trafikut të drogës nga Kosova. Jurgen Molla dhe Anesti Koromani përsëri në rolin e blerësve tek shtetasit turq. Por për shkak se ishin në ndjekje dhe në përgjim, edhe sasia prej 500 gramve heroinë u bllokua në Tiranë në mars të këtij viti, ku u arrestua Anesti Koromani dhe bashkëpunëtori i tij Romeo Beqo.

Për prokurorinë, si pjesë e këtij rrjeti janë edhe të dyshuarit Nurëdin Nazëraj, i cili kishte organizuar për të dërguar në Greqi një sasi prej 5 kg hashash në formë pagesë për heroinën që do vinte në Shqipëri për llogari të Jurgen Mollës. Por edhe kjo tentativë mbeti e pa realizuar, pasi policia arrestoi korrierin Viktor Behaj së bashku me 5 kg hahash. Burimi: Abc News

Ju sugjerojmë

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Aktualitet

Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

29 Maj, 2025 3:25 pm
Fondet e BE, Balla thirrje opozitës: Të bashkëpunojmë për të përfituar 27 mln euro
Aktualitet

Fondet e BE, Balla thirrje opozitës: Të bashkëpunojmë për të përfituar 27 mln euro

29 Maj, 2025 3:12 pm
Tatimet në “sitë” makinat e luksit mbi 50 mijë Euro
Aktualitet

Tatimet në “sitë” makinat e luksit mbi 50 mijë Euro

29 Maj, 2025 3:04 pm
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
Von der Leyen vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh
Bota

Von der Leyen vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh

29 Maj, 2025 2:43 pm
I dënuar për prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Zagrebi 51-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Të përfshirë në trafik të lëndëve narkotike, ekstradohen në Itali tre shqiptarë

29 Maj, 2025 2:25 pm
Rama postoi foton me Elmar Brok, Berisha: Ai është miku im, urimin e kishte ironi
Aktualitet

Rama postoi foton me Elmar Brok, Berisha: Ai është miku im, urimin e kishte ironi

29 Maj, 2025 2:23 pm
Berisha: Votat e diasporës u shtetëzuan në shkallën që donte partia e krimit
Aktualitet

Berisha: Votat e diasporës u shtetëzuan në shkallën që donte partia e krimit

29 Maj, 2025 2:10 pm
Incidenti në zyrën elektorale te “Ali Demi”,pranga 24-vjeçarit të shpallur në kërkim
Aktualitet

Incidenti në zyrën elektorale te “Ali Demi”,pranga 24-vjeçarit të shpallur në kërkim

29 Maj, 2025 2:06 pm
Fotot/ Çfarë nuk u pa nga seanca? Socialistët dhe demokratët të përzemërt mes tyre
Aktualitet

Fotot/ Çfarë nuk u pa nga seanca? Socialistët dhe demokratët të përzemërt mes tyre

29 Maj, 2025 1:54 pm
Para
Flet Igli Tare: Marrëveshja Arlind Ajeti-Lazio u prish nga Marcelo Bielsa

Flet Igli Tare: Marrëveshja Arlind Ajeti-Lazio u prish nga Marcelo Bielsa

Zbulohet lidhja e biznesmenit të martuar shqiptar me ish-in e Neymar

Zbulohet lidhja e biznesmenit të martuar shqiptar me ish-in e Neymar

“Çmendet” aeroporti i Rinasit, biletat me çmimin më të lartë në Europë

"Çmendet" aeroporti i Rinasit, biletat me çmimin më të lartë në Europë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
29 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar për rreth 30 minuta një mbledhje me të gjithë drejtuesit politikë të...

Lexo më shumë

Fondet e BE, Balla thirrje opozitës: Të bashkëpunojmë për të përfituar 27 mln euro

Fondet e BE, Balla thirrje opozitës: Të bashkëpunojmë për të përfituar 27 mln euro
29 Maj, 2025

Ministri i Shtetit Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës që të punojnë së bashku për Shqipërinë në BE. Sipas...

Lexo më shumë

Tatimet në “sitë” makinat e luksit mbi 50 mijë Euro

Tatimet në “sitë” makinat e luksit mbi 50 mijë Euro
29 Maj, 2025

Administrata Tatimore ka nisur kontrollet ndaj individëve që kanë blerë automjete luksoze, por nuk justifikojnë të ardhurat. Në një intervistë...

Lexo më shumë

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
29 Maj, 2025

Sifilizi, një nga sëmundjet  seksualisht të transmetueshme, ka shënuar rritje të rasteve në vendin tonë.  Mjeku gjinekolog, Shkëlqim Balili, shprehet ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com