Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biznesi i ndërtimit dhe paratë e drogës!

2016/07/08 at 10:20 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Biznesi i ndërtimit dhe paratë e drogës!

Nga Blendi Fevziu –

Policia njoftoi dje se ka ndaluar një bandë të madhe të trafikimit të drogës, me shtrirje ndërkombëtare. Aktiviteti i bandës përfshinte 4 vende të Ballkanit, por një pjesë e mirë e saj vepronte në Shqipëri. Duke ju referuar thjeshtë informacioneve të policisë dhe pa i hyrë analizës nëse alarmi i dhënë prej saj është i vërtetë apo i ekzagjeruar, ajo që të bën përshtypje është jo aktiviteti ilegal, por ai legal i të akuzuarve. Thënë ndryshe, aktiviteti i parë dhe kryesor i personave ka qenë trafiku i drogës, por paralel me të, ata kishin ngritur edhe një aktivitet legal, që sipas policisë investohej me paratë e drogës. Ata ishin kryesisht biznesmenë ndërtimi, të të gjitha formateve dhe zhvillues turizmi. Pra, nëse ndjekim llogjikën e policisë, paratë informale, formalizoheshin dhe prodhonin para të tjera të pastra përmes investimeve në ndërtim.

Ky nuk është rasti i parë që persona të ndalur nga policia, të akuzuar nga Prokuroria apo të dënuar nga gjykata shfaqen paralel me aktivitetin e tyre kriminal edhe si biznesmenë, kryesisht ndërtimi. Në fakt gjithë skema e zbardhur nga policia dhe prokuroria, nuk bën gjë tjetër veç përforcon bindjen se kontrolli i shtetit dhe hallkat e tjera të tij, kanë dështuar krejtësisht në këto 3 dekada e gjysëm. Për hir të një tradite zhvillimi të shpejtë, për hir të mungesës së kontrollit apo filozofisë politike të pas viteve ’90, disa nga sektorët kyç të ekonomisë u bënë lavatriçe të mëdha të pastrimit të parave të drogës dhe trafiqeve. Këto para trafiqesh prodhuan para të tjera, të cilat, të konsideruara tashmë të ligjshme, prodhuan biznesmenë “të nderuar”, sponsor politikë dhe madje edhe politikanë të ardhshëm, duke përmbyllur një cikël të plotë të ekonomisë së kriminalizuar që çon drejt politikës së kriminalizuar.

Për t’u kthyer sërish tek rasti i djeshëm, shtypi ka publikuar një përgjim në të cilin njëri nga personazhet i thoshte nënës së partnerit të tij të arrestuar se kishte paguar 150 mijë euro për të transferuar Prokurorin që po merrej me çështjen. Duket e vështirë që kjo të jetë e vërtetë, por edhe nëse jo, mjafton ideja për të kuptuar se ky sistem ka nisur tani të funksionojë pikërisht kështu. Paratë e krimit i investon në ekonomi legale dhe pastaj paratë nga aktiviteti legal i përdor për të siguruar favore në shkelje të ligjit.

Shqipëria nuk është as vendi i parë dhe as i fundit që zbaton një skemë të tillë. Mafia Siciliane e viteve ’80 mori goditje fatale kur Gjenerali Dela Kieza filloi të hetonte burimin e pasurisë së tyre dhe burimin financiar të investimeve  legale. Kjo mënyrë ka dhënë rezultat edhe në vende të tjera ku shteti nuk ka qenë i fuqishëm të kontrollojë që në fillim burimin e investimeve. Ndaj edhe Shqipëria duhet të fokusohet në këtë pistë. Pa hetuar burimin e investimeve dhe rrugën se si janë investuar këto para, lufta me krimin dhe kontrolli ligjor do të jenë gjysmakë. Krimi nuk luftohet vetëm me polici dhe prokurori. Krimi luftohet duke vënë në punë të gjitha institucionet. Duke bërë gjithsecili punën e tij. Edhe tatimet, edhe pastrimi i parave, edhe bankat, që në shumicën e rasteve janë lavatriçja nga pastrohen këto para ilegale. Vetëm atëherë beteja me krimin do jetë rezultative. Vetëm atëherë kriminelët do të ndihen të pasigurtë dhe shoqëria më e lehtësuar. Sepse një shoqëri që beson se zhvillohet me para droge dhe prostitucioni është që në bazë një shoqëri e pashpresë. Një shoqëri e kapur nga krimi!

Blendi Fevziu

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Flori dhe Ledri publikojnë sonte jo një, por dy duete

Kush nuk ja la Ledrit dhe Florit?!

Foto-video/ Mjerim që ulëret por askush nuk dëgjon. Shihni ku jetojnë…

Foto-video/ Mjerim që ulëret por askush nuk dëgjon. Shihni ku jetojnë...

Young Zerka: Gati projekti i ri

Young Zerka: Gati projekti i ri

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com