Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biseda me mikeshën time, historia e Jetnorit dhe problemet e shëndetit mendor

2024/01/29 at 12:11 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 6 min
A A
Biseda me mikeshën time, historia e Jetnorit dhe problemet e shëndetit mendor

Nga Klodiana Lala


Para disa vitesh një mikesha ime më rrëfeu për problemet e shëndetit mendor të vëllait të saj. Foli qetësisht. Mes lotësh.

“Ka qenë student i shkelqyer, mendonim se e priste një e ardhme e ndritshme. Por përfundoi keq. Tani nuk pranon të dalë as jashtë të marrë ajër. As perdet nuk i hap. Rri si i burgosur”, më tha.

Sado që përpiqej, nuk gjente dot përgjigje sesi i vëllai, më i vogli nga shtatë fëmijët, 3 djem e 4 vajza, kishte shfaqur probleme të tilla. Nuk kishte shfaqur kurrë me parë asnjë shqetësim.

“Mbase kur ishte student, pësoi ndonjë traumë. Nuk gjej dot shpjegim”, thoshte ajo. Dikur e pyeta: A është i dhunshëm?

“Tani për tani jo, por mbase më vonë edhe mund të bëhet i dhunshëm, nuk pranon të kurohet” – mu përgjigj mendueshëm – por unë do të jem aty për të. Nuk mundem ti kthej shpinën. Është im vëlla. Do bëj çmos ta ndihmoj” – pati shtuar.

Kanë kaluar më shumë se 15 vite për asaj dite. Një dekadë e gjysmë më parë, ishte shumë e vështirë të flitej për shëndetin mendor në Shqipëri. Mikesha ime, edhe sot e vijon betejën e saj.

Biseda më të, mu kujtua e plotë ditën kur një burim me nisi dosjen e Jetnor Zhabolit, një 35-vjeçari që mbante të burgosur brenda 4 mureve, nënën, gruan dhe vajzën 9 vjeçe, të cilat i monitoronte me kamera në çdo lëvizje brenda shtëpisë, ndërsa nuk i lejonte të kishin kontakte me botën jashtë. Ai iu kishte sekuestruar telefonët, ndërsa kishte vendosur bllokues valësh në shtëpi.

Telefonuesi që zgjoi policinë

Një qytetar, pati vënë në lëvizje policinë. Shumë shkurt, ai sinjalizoi në sallën operative se në një banesë pranë xhamisë se Selitës kishte një konflikt.

Kur patrulla e Përgjithshme mbërriti në adresën e dhënë, gjeti të mbyllur me çelës, një vajzë të vogël, nënën dhe gjyshen e saj.

Historia që do të rrëfenin me pas të treja ato ishte tronditëse edhe për vetë policinë.

Gruaja të cilën do ta identifikoj me shkronjën E., në prani të psikologut tha se “prej një viti e gjysmë jetoj si në burg”.

“Jam dhunuar dhe jetoj si te isha në burg, por nuk e kam kallëzuar burrin, pasi unë e dua atë”.

E., ishte njohur me Jetnor Zhabolin 15 vite më parë, kur të dy ishin studentë. U dashuruan dhe nuk hezituan, por vendosën të nisin jetën sëbashku. Sollën në jetë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

Gjithçka shkonte më së miri, deri ditën kur Jetnori, tashmë 35 vjecar filloj të “dëgjonte zëra”. Shfaqi shenjat e para të xhelozisë për E. Mes çiftit nisën konfliktet e para. Jetnori nisi ta kontrollonte E., në çdo lëvizje. Montoi kamera në të gjithë shtëpinë. “Kam një vit e gjysmë që jetoj në shtëpi e monitoruar nga kamera. Nuk dal dot vetëm. Jetnori më mban të izoluar në banesë. Ka kamera të lëvizshme në banesë, ka bllokues valësh. Kamerat e lëvizshme, ai mi vë tek komodina e dhomës dhe kur fle gjumë jam e monitoruar, jam e kontrolluar çdo moment. Më ka hequr telefonin”, iu tha E., hetuesve në gjendje të rënduar psikologjike.

Edhe në momentin kur policia trokiti në derën e familjes Zhaboli, vajza e mitur dhe 2 gratë, gruaja dhe nëna e Jetnorit nuk mundeshin të dilnin nga izolimi.

“Ne nuk kemi çelës”, iu thanë oficerëve. Jetnori e kishte mbyllur derën nga jashtë dhe ishte larguar për të çuar në kopësht djalin e vogël.

E., kishte humbur ndërkohë edhe kontaktet me familjen e saj.

“Gjatë kësaj kohe unë nuk di asgjë për familjen time, pasi ai më ka ndërprerë komunikimet”, tha ajo mes lotësh.

“Nuk kam asnjë dokument identifikimi, pasi mi ka marrë Jetnori. Këtë tmerr e përjetoj prej një viti e gjysmë dhe nuk mundem më”- shtoi më tej ajo.

Gruaja tha për hetuesit, se ai nuk kishte qenë asnjëherë më parë i dënuar, as përdorues lëndësh narkotike dhe nuk gjente shpjegim sesi kishte përfunduar në këtë pikë. Jetnori nuk pranonte as të kurohej, sepse nuk pranonte se ishte sëmurë.

“Ai nuk merr medikamente, pasi asnjëherë nuk ka pranuar se ka probleme shëndetësore”, tha E.

Nëna e Zhabolit doli në krah të nuses së djalit. Ajo tha se E., është një grua e jashtëzakonshme dhe se i biri që kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor, e kishte izoluar dhe e dhunonte.

“Për E nuk kam asnjë ankesë. Është e rregullt, besnike. Prej më shumë se një viti Jetnori ka filluar me probleme shëndetësore emocionale, dhe mendore mund ta themi. Ka shqetësime sikur dëgjon zhurma në muret e banesës, përgjime. Për këtë shkak ka bërë kontrolle me specialistë dhe nga kontrolli nuk ka dalë gjë. Jetnori ka probleme, pasi në banesë nuk ka zhurma, janë sajesa të tij. E kam djalë, pikën time të dobët, por duhet ta pranoj më keqardhje se Jetnori ka probleme emocionale, që mund te shkojnë edhe mendore”.

“Është xheloz për gruan. Ajo është shembullore dhe Jetnorit ja bën sëmundja”, shtoi mes lotësh nëna e 35-vjeçarit.

Shumëkush mund të thotë, përse nuk e kuruan, përse se denoncuan. Do duhej të ishte denoncuar, por problemet e shëndetit mendor, fillimisht janë të vështira për tu kuptuar, e kalvari që vjen me pas është rraskapitës. Aq rraskapitës sa E,. kishte menduar edhe vetëvrasjen.

Letrat e lamtumirës

Djali që dikur deshi e vazhdonte ta donte pa kushte, ishte shndërruar në një dhunues, paranojak, por E., duket se ishte e pafuqishme për ta ndihmuar dhe në fund ishte dorëzuar. Në ditët e burgosjes së saj, mendoi vetëvrasjen. Shkroi disa letra lamtumire, të cilat po ashtu ja sekuestroi Jetnori.

Njëra nga letrat ju drejtohej fëmijëve. “Më falni, s’mund të shkruaj shumë. Babi, nëna, gjyshi, halla, daja, do t’ju flasin shumë për mamin. Do ju dua shumë edhe pse po ju lë”, thuhet në letër.

Në letrën e dytë drejtuar familjes E., iu lutet atyre të kujdesen për fëmijët e saj.

“Më falni mos ndjeni turp për mua, s’ju turpërova kurrë. Faleminderit për gjithçka. Nori (Jetnorit të shoqit) të dua shumë. Ky ishte gabimi im. Ju dua shumë dhe nëse më doni ju lë amanet fëmijët. Dujeni shumë njëri-tjetrin të gjithë. Asnjë s’ka faj për fundin tim. Nuk e përballoj këtë stres”, shkruhet në letrën e dytë. E., pa asnjë faj, ishte viktimë, por ndjehej edhe fajtore. Sot, ajo është duke u trajtuar, por fakti që ka kaluar traumë të thellë rruga e rehabilitimit do të jetë e gjatë. Për fat, E., u shpëtua, falë një njeriu vigjilent dhe qytetari që di të denoncojë krimin e padrejtësinë, por sa E., të tjera mund të ketë në rrezik?

Fëmijë të rritur nën terror

“Shkojmë në shkollë me babin e mamin. Babi i bërtet mamit pa arsye. E godet atë. Babi e akuzon mamin se flet me muret e shtëpisë. Babi i thotë mamit se ajo flet me muret e shtëpisë dhe i ka vënë mamit kamera te koka e krevatit. Babi thotë se mami dëgjon zhurma, por zhurma nuk ka. Ai e ka mbushur shtëpinë me kamera, ia ka vënë kameran mamit te koka e krevatit. E kontrollon gjithë kohës”, rrëfen vajza e mitur në praninë e psikologut.

Ajo thotë mes lotësh “kam parë babin që rreh mamin, por ajo nuk është ankuar asnjëherë, se e mbron babin”.

Vajza i tha psikologes se ndihej mirë që po e tregonte historinë e tyre. Ndërsa shpjegon se ka qarë shumë në shkollë, por nuk ka treguar për problemet që kishin. “Nuk ndihem mirë në prani të babit, se ai është gjithmonë me nerva. Ndihem mirë vetëm me mamin. Mami e do shumë babin. Dua që babi të mjekohet dhe të jetoj me të, vëllain, mamin e gjyshen”, shprehet më tej vajza. Ajo iu kërkon hetuesve të mos i tregojnë babit për gjërat që iu rrëfeu atyre. Është vetëm 9 vjeç. Një fëmijë i rritur me trauma.

Problemet e shëndetit mendor

Në Shqipëri flitet pak për problemet e shëndetit mendor. Familjarët kanë turp të pranojnë se një i afërm i tyre është prekur nga probleme të tilla. Këta persona stigmatizohen. Shihen me sy ndryshe në shoqëri. Mikesha ime pati kurajon të fliste herët. Doli mbi të gjithë dhe e kam vlerësuar këtë e jam përpjekur modestisht ti qëndroj pranë. Por sot, ngjarja e Jetnorit duhet të na bëjë të reflektojmë. Të mos heshtim. Këta njerëz duhen mjekuar. Sepse ndryshe do të jetë shumë vonë. Do shndërrohen së pari në vrasës të familjarëve të tyre.



Ju sugjerojmë

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
Bota

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

10 Maj, 2025 7:43 pm
Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës
Aktualitet

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës

10 Maj, 2025 7:14 pm
Financimi i partive politike,Celibashi:Përmes sistemit, KQZ do bëjë të mundur verifikimet
Kryesore

Shqipëria voton, Celibashi mesazh qytetarëve, partive politike dhe komisionerëve

10 Maj, 2025 6:47 pm
Para
Video/Nga Flamur Noka, te Tritan Shehu, deputetë të PD dhe mbështetës të Berishës para SPAK

Përfituan 4,7 milionë Euro duke mashtruar italianët, SPAK çon në gjykatë dosjen për Call-Centerin në Tiranë

Putin do të marrë pjesë në samitin virtual të G20

Putin zyrtarisht regjistrohet si kandidat për zgjedhjet presidenciale

Ministri Hasani me homologun turk: Shkëmbimet tregtare të kalojnë shifrën 1 miliard Euro

Ministri Hasani me homologun turk: Shkëmbimet tregtare të kalojnë shifrën 1 miliard Euro
















TE FUNDIT

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
10 Maj, 2025

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim dy persona të cilët akuzohen për krime zgjedhore. Përmes një njoftimi, blutë bëjnë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
10 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë mbrëmjen e sotme në postim në rrjetet sociale ku ka denoncuar një...

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
10 Maj, 2025

E ndërsa disa orë na ndajnë nga nisja e procesit të votimit në mbarë vendin për zgjedhjen e qeverisë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com