Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Biseda e fundit me Talo Çelën”, flet Nuredin Dumani: Në pritë më nxorri Sueli

2025/03/18 at 12:56 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Biseda e fundit me Talo Çelën”, flet Nuredin Dumani: Në pritë më nxorri Sueli

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Nuredin Dumani ka vijuar dëshmitë e tij si i penduar i drejtësisë.


Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, që ndjek gjyqin në GJKKO, ka mundur të zbardhë një pjesë të diskutimeve në gjyqin që zhvillohet me dyer të mbyllura.

Fatos Gosa, i pandehur në dosjen “Plumbi i Artë”, kundërshtoi me forcë akuzat dhe thëniet e Nuredin Dumanit ndaj tij.

Fatos Gosa: Jam kot këtu unë. Ta dëgjojnë të gjithë. Nuk kam lidhje. Nuk e kam takuar asnjëherë atë njeri. Vetëm drejtësi dua. Asgjë tjetër. Nuk dua mëshirë. Është gjynah mo.

Seanca vijoi më tej me përgjigjet e Dumanit ndaj avokatit të Gosës. Dumani ka treguar raportin e tij me Talo Çelën, si dhe ka folur për atentatin ndaj tij në aksin Elbasan-Peqin më 30 Mars 2022, ku mbeti i plagosur dhe më pas u arrestua nga policia.

Dumani thotë se në atë ngjarje, që kishte shkuar për të bërë një vrasje në Elbasan, u nxorr në pritë nga Suel Çela.

Avokati Përparim Kulluri: Si jeni arrestuar?

Nuredin Dumani: Isha i plagosur.

Avokati Përparim Kulluri: Keni thënë se do vrisnit Otin? Pse nuk e vratë?

Nuredin Dumani: Sepse nuk ishte në Elbasan.

Avokati Përparim Kulluri: Pse i thatë Suel Çelës “më vranë” dhe pastaj “më vratë”?

Nuredin Dumani: Sepse vetëm ai e dinte që unë isha aty.

Avokati Përparim Kulluri: Pse i jeni drejtuar Suel Çelës me fjalën “më vratë” në Sky. Pse ja atribuon tentativën e vrasjes Suel Çelës?

Nuredin Dumani: Mua më ka nxjerrë në pritë Sueli. Unë kam shkuar atë ditë në Elbasan bashkë me Henrik Hoxhën të vrisnim Ot Kilën. Shkuam me dy makina, por ai nuk ishte fare në Elbasan. Henriku komunikonte vazhdimisht me Suel Çelën. Unë vetëm pas atentatit i shkruaja. Më pas nuk kam komunikuar më edhe pse ai ka kërkuar. Do zbardhet  Matriksi e do dalin.

Avokati Përparim Kulluri: Pse e bëre marrëveshjen me prokurorinë?

Nuredin Dumani: Se atëherë m’u hapën sytë.

Avokati Përparim Kulluri: Çfarë ju ka premtuar prokuroria për marrëveshjen e bashkëpunimit?

Nuredin Dumani: Asnjë gjë.

Avokati Përparim Kulluri: Kur e njohe Talo Çelën?

Nuredin Dumani: Fundi i 2009 fillim 2010. Jam njohur nga Ilirjan Feçi.

Avokati Përparim Kulluri: Pse u prishëm marrëdhëniet me Talo Çelën?

Nuredin Dumani: Ai ka urdhëruar Altin Ndocin të vrasë vëllain tim.

Avokati Përparim Kulluri: A ka ndenjur makina që u përdor në vrasjen e Andi Zylyfit në garazhin tënd?

Nuredin Dumani: Po. Ka qenë një makinë që e kishte vjedhur më parë Altin Ndoci.

Avokati Përparim Kulluri: A është përdorur në ngjarje tjetër?

Nuredin Dumani: Po, për një ngjarje tjetër në Spitallë. Porositës ishte Baca, Gim Kabashi.

Avokati Përparim Kulluri: Keni pretenduar se Fatos Gosa ka qenë informator tek vrasja e Andi Zylyfit?

Nuredin Dumani: Po ka qenë. E kam paguar.

Avokati Përparim Kulluri: Si ka informuar Gosa?

Nuredin Dumani: Me telefon të enkriptuar. Fliste Talo Çela me të.

Avokati Përparim Kulluri: Kur e ke takuar Talon për herë të fundit?

Nuredin Dumani: Ngeli puna e kunatit të Mir Haxhisë pa u bërë.

Avokati Përparim Kulluri: Keni thënë që Andi Zylyfi kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë dhe ishte interesuar për vrasjen e kushëririt të vet, vëllait të Alibeajt dhe Dylgjerit dhe se i bënte karshillëk Kel Kamamit.

Nuredin Dumani: Po, i shkonte Kel Kamamit paralel me makinë.

Avokati Përparim Kulluri: Kur i ke shkeputur marrëdhëniet me Talon?

Nuredin Dumani: Takimi i fundit ka ardhur ai tek shtepia ime. Fund 2019, fillim 2020. Ne kishim debatuar shumë me të.

Avokati Përparim Kulluri: Kur jeni shkruar për herë të fundit?

Nuredin Dumani: Me sky, në verë 2010.

Avokati Përparim Kulluri: Keni diskutuar për vrasjen e Talo Çelës?

Nuredin Dumani: Kel Kamami më ofroi 2 milionë Euro për vrasjen e Erion Alibej. Më tha do të jap edhe Talon. I thashë, dua 1.5 milionë Euro, po më sill Talon përpara.

Avokati Përparim Kulluri: Ke thënë që ke marrë pagesë tek Dine Çami për vrasjen e Andi Zylyfit.

Nuredin Dumani: Ishin 2 prerje. Një i madh dhe një i vogël. Shumën e vogël do ja jepja informatorit, Tos Gosës. Informatorët marrin nga 15 në 30 mijë. Gosën e takova tek pishat. Unë isha me një makinë të vogël. Ai ka qenë me një “Golf” të zi. Vetëm jemi përshëndetur. 2-3 minuta kemi ndenjur aty. Kur erdhi RENEA tek shtepia ime për një ngjarje në Peqin, mua më erdhi RENEA në Durrës. Dikush më kishte shitur, se nuk ka mundësi. Kur e pyeta Talon, ai më tha se Fatos Gosa do ketë folur.

Avokati Përparim Kulluri: Ke thënë që Talo doshte të vriste Fatosin.

Nuredin Dumani: Jo se do e vriste, por tha se duhet hequr, pasi di shumë. Unë u ankova tek Talo për policinë. Ai më tha se do e ketë sjellë Fatos Gosa.

Avokati Përparim Kulluri: Me Erion Alibeajn ke folur për vrasjen e kushëririt të tij?

Nuredin Dumani: Po, kam folur. I kam thënë, më vjen keq, se unë ju dhashë mjetet për një atentat në Peqin, por nuk e dija se ishte kushëri i Alibejt.

Ndërhyn i pandehuri Fatos Gosa: Nuk kam pasur asnjë kontakt me Talo Çelën. Nuk e kam pasur mik. Dua të dalë e vërteta. Do dali e vërteta. Unë kam pasur miqësi me familjen e Andi Zylyfit. Si mund ta bëj unë atë për 15 mijë Euro.

Gjykata: Pse mendoni se Dumani ka bërë deklarim të rremë ndaj jush?

Fatos Gosa: Këta kishin Leonard Palushi, një polic krimesh që e paguanin. Sollën në Peqin kontroll RENEA-n në disa familje. Deklarimin e rremë Dumani e ka bërë për hakmarrje. Pasi jam arrestuar kanë inskenuar grabitjen e djalit tim në mes të Peqinit. Vjen policia, ndërsa çuni ishte në shtëpi. Nuk kam qenë tek ajo vrasje. Nëse kam qenë le të dënohem. Politika më ka lidhur me këta maskarenj. 8 vjet ndenji një palë, e 8 vjet pala tjetër. Unë t’ju merrja pasaportat njerëzve që më vinin në lokal.

Gjykata: Jeni takuar ndonjëherë?

Fatos Gosa: Asnjëherë. Doja të isha i qetë, por më falni për emocionin. Unë kam tre vjet në burg dhe nuk kam takuar asnjëherë gruan dhe vajzën time.

/tvklan.al



Ju sugjerojmë

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
Aktualitet

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

15 Qershor, 2025 2:37 pm
Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
Aktualitet

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

15 Qershor, 2025 2:14 pm
New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama
Bota

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

15 Qershor, 2025 1:52 pm
Auto-Skicë
Bota

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

15 Qershor, 2025 1:37 pm
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

15 Qershor, 2025 1:20 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

15 Qershor, 2025 12:59 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor, 2025 12:36 pm
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
Aktualitet

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

15 Qershor, 2025 12:07 pm
87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
Aktualitet

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

15 Qershor, 2025 11:50 am
Para
Rama prezanton ligjin e posaçëm: Vetëm një konfirmim nga Këshilli Bashkiak dhe investon në tokën tënde

Rama prezanton ligjin e posaçëm: Vetëm një konfirmim nga Këshilli Bashkiak dhe investon në tokën tënde

Zgjedhjet e 11 Majit/Proda takim me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi për mbarëvajtjen e procesit

Zgjedhjet e 11 Majit/Proda takim me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi për mbarëvajtjen e procesit

“Nuk e lejuan t’i hidhte një grusht dhe…”/ Djali i Hashim Thaçit: Në vend të babit sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina!

“Nuk e lejuan t’i hidhte një grusht dhe…”/ Djali i Hashim Thaçit: Në vend të babit sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina!
















TE FUNDIT

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
15 Qershor, 2025

Një ngjarje e rrallë natyrore ka ndodhur gjatë kësaj jave në ujërat e detit Jon, pranë gadishullit të Karaburunit. Në...

Lexo më shumë

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
15 Qershor, 2025

Policia ka ndaluar një automjet që kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës në plazhin e Velipojës, pasi rrezikonte...

Lexo më shumë

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama
15 Qershor, 2025

Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros, është martuar me Huma Abedin në një ceremoni madhështore ku morën pjesë emrat...

Lexo më shumë

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

Auto-Skicë
15 Qershor, 2025

Irani i ka kërkuar Qipros t’i përcjellë "disa mesazhe" për Izraelin, tha të dielën presidenti qipriot, Nikos Christodoulides. Christodoulides theksoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com