Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Birra shqiptare në kufijtë e mbijetesës: Si po falimenton një industri e tërë

2017/08/06 at 12:34 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Birra shqiptare në kufijtë e mbijetesës: Si po falimenton një industri e tërë

 


Po falimentojmë! Ndoshta nuk është ky lajmi më i mirë, që jep një industri e tërë, që ka investuar disa dhjetëra miliona euro dhe me disa mijë persona të punësuar në gjithë hallkat nga prodhimi tek konsumatori final. Ndërsa prej tre vitesh ka një theks të vazhdueshëm për marrjen e masave që i vendos aktorët e tregut në kushte të barabarta, sot vëmendja anemike e institucioneve i ka detyruar prodhuesit e birrës shqiptare të kthejnë masat nga vetja.

Kjo do të thotë ulje rrogash, vonesa në pagesën e kredive dhe ndoshta pjesa më e dhimbshme e kësaj “reforme shpëtimi”, largime nga puna. Shoqata e Prodhuesve të Birrës e pranon se tashmë të gjendura në vështirësi kompanitë kanë marrë masat e para dhe nëse nuk do të ketë një përmirësim të situatës, kjo do të vazhdojë më tej.

Por cilat janë në fakt arsyet për këtë situatë. Prodhuesit shprehen se e para lidhet me një situatë dumpingu të “legjitimuar” nga institucionet për marka të caktua importi, të cilat po rrisin dukshëm zgjerimin e tyre në treg, duke u marrë pjesë vendasve. Pesha e prodhimit vendas ka zbritur në 50% aktualisht, nga 70% që ishte në vitin 2012.

Humbja e pjesës së tregut përkthehet automatikisht në më pak të ardhura për kompanitë të cilat janë të zhytura në kredi. “Kur flas për vështirësi, e kam fjalën për ulje të sasisë së shitjes dhe ulja i ka vënë në vështirësi kompanitë për të shlyer kreditë, për të paguar interesat që detyrohen ndaj bankave sepse pjesa më e madhe e investimit, si në të gjitha industrisë, është bërë përmes kreditimit në bankë. Pra, ka krijuar një zinxhir të tërë vështirësish. Kjo vështirësi e ka bërë industrinë të vuajë pasojat e një situate që ndoshta, nëse nuk ndërhyhet, mund të shkojë në prag të mbylljes dhe falimentimit total”, shprehet Luan Bregasi, një nga aksionerët e Birrës Tirana që është edhe kompania më e madhe e prodhimit vendas në treg.

Të dhënat e bilancit të kompanive vendase konfirmojnë tendencën e rënies së të ardhurave për disa prej tyre dhe reduktimit të fitimeve, ndërsa treguesi e aftësisë paguese janë tashmë të përkeqësuar.

Shoqata e Prodhuesve të Birrës argumenton se ka një rënie të shitjes së birrës vendase në kushtet kur birrat e importuara po ndjekin një politikë të fortë dumping-u (shitje nën kosto) dhe në këtë rast i referohet Birrës Peja, që vjen nga Kosova dhe Birrës Elbar.

“Situata e vështirë e industrisë vendase ka një arsye dhe kjo lidhet me një politikë të fortë dumpingu të përshkallëzuar në tre vite, dhe konkretisht Birra Peja aplikoi çmime 15% më të ulëta sesa tonat. Sigurisht që kjo ndodhi në fillimet e saj dhe pasi fitoi terren afroi çmimet me tonat. Kjo situatë nuk e zhbën faktin që kjo birrë u tolerua në fillim. Sigurisht që ajo do të ofronte çmime më të mira sepse akciza që paguan është më favorizuese sesa ajo që duhet të paguante realisht për fashën e prodhimit që ka.

Ne kemi të dhëna se kjo birrë prodhon mbi 200 mijë hektolitra dhe automatikisht një prodhues që prodhon mbi këtë fashë e ka për detyrë që të paguajë një akcizë më të lartë se birrat vendase apo ato që prodhojnë nën 200 mijë hektolitra”, shprehet Shoqata e Prodhuesve të Birrës.

Politika e ndarjes me fasha për sasinë e prodhimit dhe detyrimin e akcizës së paguar nuk është diçka shqiptare, është një politikë që e ndjekin me rigorozitet edhe vendet europiane për të mbrojtur prodhimin vendas, por sipas industrisë së birrës në vend kjo praktikë në Shqipëri nuk po funksionon për të gjithë njëlloj.

“Mjaft t’i referohemi vitit 2015. Në Dogana dhe në Ministrinë e Financave ekzistojnë dokumente që provojnë se Birra Peja ka prodhuar mbi 200 mijë hektolitra, madje në 2015 deklarimi i pavëmendshëm e ka nxjerrë zbuluar, por në fakt ajo u trajtua sikur nuk i përkiste kësaj fashe. Është çudi e madhe se nga dogana kosovare deklarohen në 2016 dhe 2017, 199 mijë hektolitra. Shteti shqiptar mjaft të pyesë në shtetin ku marrim malto që është Kroacia dhe do shohin që ata marrin 4 mijë tonë malto, që është e barabartë me prodhimin e 280 mijë hektolitrave birrë. Ajo që ne konstatojmë nga të dhënat që kemi si Shoqatë është fakti se kjo birrë, duke hyrë mbi 90-100 mijë hektolitra, ka rritur importet, por ka ulur nivelin e shitjes së birrave të vendit gati në këtë masë”.

E nëse më herët ishte vetëm një shqetësim që lidhej me birrën nga Kosova, në horizont është shfaqur edhe një tjetër kompani që po konkurron agresivisht në tregun shqiptar, por që sërish Shoqata e Prodhuesve thekson se ka një trajtim ndryshe. Bëhet fjalë për Birrën Elbar.

“Birra Elbar është birrë që vjen nga jashtë dhe ambalazhohet këtu. Ajo nuk trajtohet si një birrë importi mbi 200 mijë hektolitra çka do ta vendoste në një fashë të re akcize. Qeveria jonë ka heshtur edhe përballë kësaj situate, duke mos respektuar atë që vetë e ka përafruar me direktivat europiane. Mjaft të shohësh që kjo birrë vetëm nga Suedia merr 25 milionë kanoçe, që janë të barabarta me 135 mijë hektolitra. Duke mos llogaritur pjesën që i takon në shishe dhe që normalisht të çon te logjika se prodhimi është mbi 200 mijë.

Edhe Luan Bregasi, aksioner në Birra Tirana, pranon se konkretisht Birra Peja dhe Birra Elbar, të cilat tashmë konsiderohen si birra importi, nuk u nënshtrohen rregullave dhe regjimeve që kanë produktet që vijnë nga jashtë.

Birra Peja, e cila duket se ka zënë një vend të rëndësishëm në tregun shqiptar, nuk është dakord me akuzat që bëhen nga ana e prodhuesve të birrës në Shqipëri. Në një reagim për Monitor, kompania vlerëson se prodhimi i saj kalon në tre filtra kontrolli dhe se deklarimet për të i kanë si doganat shqiptare ashtu edhe pala e Kosovës. Ajo thekson se kuotat e saj të prodhimit janë të njëjta me fashën me të cilën ajo taksohet për akcizë për eksportet që bën drejt Shqipërisë. “Birra është produkt, i cili i nënshtrohet taksës së akcizës, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Vlerësojmë se procedurat e kontrollit dhe të deklarimit të akcizës tek prodhuesit e birrës në Kosovë janë profesionale dhe shumë strikte në Kosovë. Njësoj siç besojmë të jenë edhe në Shqipëri.

I gjithë prodhimi i birrës i nënshtrohet taksës së akcizës, e cila mbikëqyret direkt nga Doganat e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Produktet, të cilat eksportohen në Shqipëri, i nënshtrohen edhe kontrollit nga ana e Doganave të Shqipërisë.

Mbi të gjitha, në fund të secilit vit fiskal, është procedurë e rregullt dhe e pashmangshme që Doganat e të dyja vendeve të komunikojnë dhe t’i shkëmbejnë informacionet në lidhje me sasinë e plotë të prodhimit të Birra Peja.

Ndaj, sasia e prodhuar e Birra Peja kalon nëpër tre filtra dhe shënimet mbi sasinë e prodhuar në Birra Peja i kanë në dispozicion doganat e Shqipërisë dhe doganat e Kosovës, të cilat janë brenda kuotave të parapara me ligjet në fuqi”, – thuhet në reagimin e kompanisë.

Marrë nga Monitor

 



Ju sugjerojmë

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

9 Qershor, 2025 11:09 am
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

9 Qershor, 2025 11:04 am
Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun
Aktualitet

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

9 Qershor, 2025 10:55 am
Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?
Bota

Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?

9 Qershor, 2025 10:45 am
Para
Sherri për faturën e dritave/ Pronari: Plagosa qiraxhiun nga frika…

Sherri për faturën e dritave/ Pronari: Plagosa qiraxhiun nga frika...

Lajm i fundit/ Plagosja tek Komuna e Parisit, zbardhet ngjarja, arrestohen 4 persona (emrat)

Dalin pamjet/ Atentati ndaj Lorenc Hoxhës tek Komuna e Parisit dhe arrestimi i autorëve në Vlorë

Studimi i universitetit të Sidneit: Këto janë 3 sportet e dobishme për njeriun

Studimi i universitetit të Sidneit: Këto janë 3 sportet e dobishme për njeriun
















TE FUNDIT

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
9 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe të hënën ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare. Ata janë mbledhur 29...

Lexo më shumë

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
9 Qershor, 2025

Ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje në jug të vendit nga ana e Inspektoratit Kombëtar për...

Lexo më shumë

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
9 Qershor, 2025

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka folur sot në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Europës...

Lexo më shumë

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
9 Qershor, 2025

‘Në Durrës, arkitekti i mirënjohur spanjoll Toni Girones po punon për riprojektimin e shkollës së re “Gjergj Kastrioti” pas zbulimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com