Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BIRN: Akuzat e Ramës mbi dosjet e evazionit, Prokuroria e Tiranës publikon shifrat

2024/05/07 at 6:13 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BIRN: Akuzat e Ramës mbi dosjet e evazionit, Prokuroria e Tiranës publikon shifrat

Kryeministri Edi Rama hodhi akuza ndaj Prokurorisë së Tiranës të martën m 7 maj, gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ai pohoi se në Prokurorinë e Tiranës mbrohet evazioni fiskal.

Sipas kryeministrit, janë 80 raste për evazion fiskal që flenë prej vitesh në këtë prokurori. Ai nënvizoi se ka të denoncuar edhe nga ata që ndryshe quhen oligarkë, që i kanë çuar në prokurori vetë institucionet, për qindra miliona euro të shmangura nga detyrimet tatimore.

I pyetur nga BIRN lidhur me këto deklarime të kryeministrit Rama, drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Arens Çela tha se nuk mund të bënte komente. Ndërkohë, bazuar në një kërkesë për informacion, prokuroria vendosi në dispozicion të dhënat statistikore lidhur me kallëzimet e mbërritura nga organet tatimore dhe doganat prej vitit 2021 e në vijim, si dhe për ato për të cilat janë përmbyllur çështjet.

Sipas prokurorisë, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve janë dërguar në total 106 kallëzime, nga të cilat 28 në vitin 2021; për 2022-in 43 kallëzime penale; në vitin 2023 janë depozituar 26 kallëzime penale dhe 9 kallëzime penale në 2024-ën. Nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave janë referuar gjithsej katër kallëzime penale, një në vitin 2021 dhe tre në 2022-in.

Prej këtyre kallëzimeve, janë përfunduar gjithsej 50 çështje. Në vitin 2021 janë dërguar për gjykim dy çështje dhe një tjetër është pezulluar; në 2022-in janë përfunduar 17 çështje, nga të cilat shtatë janë dërguar për gjykim, shtatë për pushim dhe për tre prej referimeve është vendosur mosfillim procedimi penal; gjatë vitit 2023 janë përfunduar 30 çështje, nga të cilat nëntë janë dërguar për gjykim, 10 kërkesa për pushim, nëntë mosfillime dhe për dy raste është shpallur moskopetenca. Sipas prokurorisë, disa prej çështjeve të përfunduara në vitet 2022 dhe 2023 u përkasin referimeve të viteve parardhëse.

“Përsa i përket totalit të çështjeve të përfunduara, rezulton se në 35% e tyre janë dërguar në Gjykatë me objekt kërkesë për gjykim, për periudhën e kërkuar. Kjo përqindje është e njëjtë me rastet e veprave tjera penale të cilat janë dërguar kërkesë për gjykim”, sqaron prokuroria në përgjigje.

I pyetur për koment lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama ndaj Prokurorisë së Tiranës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi./BIRN

Ju sugjerojmë

“Fshati turistik në Theth”,reagon Prokuroria e Shkodrës:Ndërtimi brenda parametrave!
Aktualitet

“Fshati turistik në Theth”,reagon Prokuroria e Shkodrës:Ndërtimi brenda parametrave!

7 Korrik, 2025 5:34 pm
GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi
Aktualitet

GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

7 Korrik, 2025 5:30 pm
Putin e shkarkoi nga posti i ministrit, gjendet i pajetë Roman Starovoit
Bota

Putin e shkarkoi nga posti i ministrit, gjendet i pajetë Roman Starovoit

7 Korrik, 2025 5:16 pm
“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”
-Jetë dhe Stil

“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”

7 Korrik, 2025 5:15 pm
Urat mbi Ibër,BE:Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve
Rajoni

Urat mbi Ibër,BE:Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

7 Korrik, 2025 5:00 pm
Sejko me Ambasadorin e ri të Spanjës në Shqipëri:Ekonomia shqiptare në trend pozitiv
Aktualitet

Sejko me Ambasadorin e ri të Spanjës në Shqipëri:Ekonomia shqiptare në trend pozitiv

7 Korrik, 2025 4:55 pm
Netanyahu pritet sot nga Trump në Shtëpinë e Bardhë, takimi me dyer të mbyllura
Bota

Netanyahu pritet sot nga Trump në Shtëpinë e Bardhë, takimi me dyer të mbyllura

7 Korrik, 2025 4:49 pm
1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi
Aktualitet

1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi

7 Korrik, 2025 4:34 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Gjendet trupi i dekompozuar i një personi në Kolonjë

7 Korrik, 2025 4:29 pm
Rrugët e Tiranës në mëshirë të fatit!
Aktualitet

Rrugët e Tiranës në mëshirë të fatit!

7 Korrik, 2025 4:14 pm
Para
Policia gjermane largon protestuesit propalestinezë nga Universiteti i Berlinit

Policia gjermane largon protestuesit propalestinezë nga Universiteti i Berlinit

Kosovë/ Vajza godet me thikë babain pas një konflikti të çastit

Kosovë/ Vajza godet me thikë babain pas një konflikti të çastit

Operacioni policor kundër lojërave të fatit në Durrës, 13 persona të arrestuar

Zbulohet një “shtëpi bari” me mbi 230 rrënjë kanabisi në Tepelenë

TE FUNDIT

“Fshati turistik në Theth”,reagon Prokuroria e Shkodrës:Ndërtimi brenda parametrave!

“Fshati turistik në Theth”,reagon Prokuroria e Shkodrës:Ndërtimi brenda parametrave!
7 Korrik, 2025

"Fshati turistik në Theth" ngriti debate të shumta në opinionin publik ditën e sotme, ku fillimisht ishte kryeministri Edi Rama...

Lexo më shumë

GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi
7 Korrik, 2025

GJKKO ka shpallur të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili akuzohej nga SPAK për fshehje të...

Lexo më shumë

Putin e shkarkoi nga posti i ministrit, gjendet i pajetë Roman Starovoit

Putin e shkarkoi nga posti i ministrit, gjendet i pajetë Roman Starovoit
7 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi gjatë kësaj të hëne. Sipas mediave ruse, shkarkimi nga posti i ministrit...

Lexo më shumë

“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”

“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”
7 Korrik, 2025

Tirana do të gjallërohet me tingujt jazz dhe blues më 8, 9 dhe 10 korrik, me rikthimin e një prej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com