Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biografia/ Kush është John Kerry, nga yll atletike në politikan me ndikim në Botë

2016/02/14 at 10:12 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Biografia/ Kush është John Kerry, nga yll atletike në politikan me ndikim në Botë

Prejardhja nga një familje e pasur, yll i Atletikës. Anëtar i klubit gjysmë të fshehtë Skull and Bones. Mik i John F. Kennedy dhe beteja me kancerin.


Humbja kundër George W. Bush në 2004 për zgjedhjet presidenciale te rikthimi i madh si Sekretar Shteti. Kush është John Kerry, një ndër politikanët më të pasur dhe më ndikim të SHBA-ve.

 

Fëmijëri e privilegjuar

John Kerry lindi në një familje të pasur në Masaçusets më 11 dhjetor 1943.

I ati i tij Richard ishte diplomat amerikan, e ëma Rosemary ishte anëtare e familjes së pasur Forbes, e cila ishte e përfshirë në transportin detar.

Kerry e kaloi fëmijërinë në disa shkolla elitare me konvikt si dhe duke kaluar në Francë pushimet verore.

1

Në këtë foto ai (djathtas lart) është me të vëllanë Cameron (anash majtas), motrën Diana (e dyta majtas) dhe motrën tjetër Peggy (djathtas).

Ylli i atletikës

Me gjatësinë e tij prej më shumë se 1,90 metrash, Kerry u bë një ylli atletike në shkollën e tij elitare me konvikt në New Hampshire, St Paul, dhe më vonë në Universitetin Yale.

2

Kur ishte në Yale, Kerry u pranua në klubin gjysmë të fshehtë Skull and Bones, një kub ekskluziv për persona që mendohet se do të bëhen të mëdhenj në të ardhmen.

Dy vjet më vonë edhe rivali i tij politik, gjithashtu i diplomuar në Yale, Xhorxh W. Bush, u pranua në këtë klub.

Afrimi me madhështinë

Kur ishte në Yale, Kerry u shoqërua për pak kohë me Janet Auchincloss, gjysmë-motra më e vogël e Jacqueline Kennedy-t.

Kjo lidhje e vuri atë në kontakt me presidentin e ri popullor John F. Kennedy, duke u bërë dhe mik i tij.

3

Në këtë foto Kerry (anash majtas) është takuar në verën e vitit 1962 me presidentin dhe pjesëtarë të tjerë të familjes gjatë një dite udhëtimi me anije në Gjirin Narrangasett.

Hero i luftës së Vietnamit

Në vitin 1966 Kerry doli vullnetar për të luftuar në Vietnam, ku ai shërbeu dy herë.

Herën e parë ai shërbeu në bordin një fregate raketa-hedhëse në Gjirin e Tonkinit, dhe nuk u angazhua në luftime.

Herën e dytë detyra ishte më e rrezikshme. Ai shërbeu si kapiten i një anijeje të shpejtë që patrullonte në ujrat e Deltës së Mekongut.

Ai u plagos tri herë dhe mori dekoratën ‘Zemra e Purpurt’ tre herë, si dhe yjet e bronxit dhe argjendit.

hero

Koha e shërbimit në Vietnam bëri që Kerry të zhgënjehet gjithnjë e më shumë me luftën.

Kur u kthye në SHBA, Kerry u përfshi në fushatën kundër luftës duke u futur në një grup të quajtur Veteranët e Vietnamit Kundër Luftës.

Famë në rritje

Në vitin 1971 Kerry u ngjit në skenën politike kur dëshmoi për çështjen e Vietnamit para Komisionit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit.

Atje ai i bëri një pyetje komisionit, pyetje që mori famë: “Si mund t’i kërkoni një njeriu të jetë i fundit që vritet në Vietnam? Si mund t’i kërkoni një njeriu të jetë i fundit që vritet për një gabim?”

I dashuri i medias

Pas paraqitjes në Komisionin e Senatit, Kerry u bë i famshëm dhe ishte një i ftuar i kërkuar nga radiot e televizionet.

Ky anëtar elegant dhe i rritur në mes gjithë të mirave i elitës së shoqërisë ishte shumë i ndryshëm nga portretizimi i zakonshëm i veprimtarëve kundër luftës dhe veteranëve të luftës së Vietnamit.

i dashuri i medias

Në këtë foto Kerry merr pjesë në një debat televiziv në programin bisedor të Dick Cavett-it.

Politika

Në vitin 1972 Kerry u përpoq të shfrytëzonte famën e tij politike duke konkurruar për Kongres.

Ai e pati të lehtë të fitonte kandidaturën demokrate në Lowell, Masaçusets, dhe dukej se do të fitonte.

Por votuesit e kundërshtuan veprimtarin 28-vjeçar në favor të kandidatit të Partisë Republikane dhe ëndrrat e Kerry-it për lavdi të shpejtë politike mbetën të zhytura në pluhur.

Rikthimi

Pas dështimit në zgjedhjet për Kongres, Kerry iu fut karrierës si jurist.

Në vitin 1976 ai mori një gradë në drejtësi nga Shkolla e Drejtësisë në Universitetin e Bostonit dhe pastaj i çuditi miqtë e tij liberalë duke punuar si prokuror në zyrën e prokurorisë në rajonin e Middlesex-it.

Ai nuk u morr me politikë deri në vitin 1982 kur ai u zgjodh si zëvendësguvernator i Masaçusetsit në kohën kur guvernator ishte Michael Dukakis.

Ngjitja e shkallëve

Vetëm pak vite më vonë, në vitin 1985, Kerry bëri betimin si senator amerikan para Xhorxh H.W Bushit, i ati i rivalit të tij të ardhshëm politik.

Shumë shpejt pasi mori detyrën, ai zuri një vend shumë të lakmuar si anëtar i Komisionit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit, para të cilit ai kishte dhënë dëshmi në fillim të viteve 1970.

Ai u shqua gjatë hetimit të akuzave se administrata e presidentit Regan kishte furnizuar në mënyrë të paligjshme rebelët Kontras në Nikaragua.

Shokë lufte

Me kalimin e viteve lufta e Vietnamit nuk ishte më një çështje politike, por ajo vazhdonte të luante një rol qendror në jetën e Kerry-t.

Duke bashkuar forcat me senatorin republikan dhe bashkë-veteranin e luftës së Vietnamit, John McCain, Kerry bëri fushatë për përmirësimin e marrëdhënieve të Amerikës me Hanoin.

Të dy ata, që u bënë miq të ngushtë, morën pjesë gjithashtu në hetimin e fatit të ushtarëve amerikanë të humbur që nga ndalimi i luftimeve.

Si Kerry ashtu edhe McCain-i punuan për të sheshuar ndarjet diplomatike midis SHBA-së dhe Vietnamit.

Të dy ata ishin në krah të presidentit Bill Klinton kur ai shpalli normalizimin e marrëdhënieve amerikane me Vietnamin në vitin 1995.

3acdcb5b5f738a6c2b19a68d0815d0fcab2eebca

Ata ishin në krah të tij përsëri në vitin 2000 kur Vietnami dhe SHBA-ja nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme tregtare.

Gara presidenciale

Në janar të vitit 2003 Kerry shpalli synimin e tij për të konkurruar për president vitin e ardhshëm.

Në fillim, burri i pafjalë, shpesh i akuzuar se i mungon dinamizmi, e pati të vështirë të dalë në pah.

Kerry ishte thjesht njëri prej një numri kandidatësh që shpresonin të fitonin kandidaturën demokrate dhe Howard Dean-i mbetej më i favorizuari për të fituar.

Por në janar të vitit 2004 Kerry i çuditi vëzhguesit duke mundur Dean-in në zgjedhjet demokrate në Ajoua. Një nga një sfidantët demokratë të Kerry-t u eliminuan dhe ai u bë kandidati i partisë për president.

John Kerry dhe Teresa Heinz Kerry

Në vitin 1995 Kerry u martua me Teresa Heinz, vejusha e senatorit republikan, John Heinz, i cili vdiq në një aksident ajror në vitin 1991.

Humbja përballë Bush

Zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2004 mbyllen me humbjen e tij dhe rizgjedhjen e George W. Bush. Kerry nuk arriti të fitonte në shtete kyçe të Iowa, Floridas dhe Ohio duke marrë kështu 252 vota elektorale kundrejt 286 të kandidatit republikan.

Rikthimi

Në vitin 2008 u spekulua shumë për një kandidaturë të Kerry në zgjedhjet presidenciale, por ai vendosi të mbështeste kolegun e tij, Barack Obama.

255409-barack-obama-and-john-kerry

Ai është ka qenë Senator i Shteteve të Bashkuara nga viti 1985 deri në 2013 kur mori detyrën e Sekretarit të Shtetit.

Mundi kancerin dhe është ndër më të pasurit në SHBA

Është i gjatë 1,94 m (jo rastësisht është quajtur lanky yankee, (stërhelli i New England), flet frëngjisht dhe gjermanisht në mënyrë të rrjedhshme dhe është i apasionuar pas sërfit.

Është një ndër politikanët më të pasur të Shteteve të Bashkuara.

Në 2003 u diagnostifikua me kancer në prostatë dhe u kurua.

Sekretar Shteti

John_F._Kerry

Në janar të vitit 2013 Presidenti Obama emëroi senatorin Xhon Kerri (John Kerry) nga shteti Masaçusets në vend të Hillari Klinton në detyrën e Sekretarit të Shtetit. Pas Presidentit, posti më i rëndësishëm qeveritar në SHBA është pikërisht ai Sekretarit të Shtetit



Ju sugjerojmë

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë
-U tha në Opinion

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë

19 Maj, 2025 11:46 pm
Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal
-U tha në Opinion

Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal

19 Maj, 2025 11:31 pm
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

19 Maj, 2025 10:14 pm
Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë
Politikë

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik

19 Maj, 2025 10:05 pm
KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan
Aktualitet

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

19 Maj, 2025 9:57 pm
Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”
Bota

Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”

19 Maj, 2025 9:49 pm
Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat
Aktualitet

Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat

19 Maj, 2025 9:34 pm
Biseda Trump-Putin, liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish
Bota

Biseda Trump-Putin, liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish

19 Maj, 2025 9:26 pm
Ngjarja e rrallë,i vdekuri ‘ngrihet’ prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin
Aktualitet

Ngjarja e rrallë,i vdekuri ‘ngrihet’ prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin

19 Maj, 2025 9:12 pm
Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash
Aktualitet

Aksident në Tiranë, 15-vjeçari përplas për vdekje me makinë të moshuarin

19 Maj, 2025 8:54 pm
Para
Mëngjesi i Shën Valentinit? Vezë dhe salçiçe, por dekori i pjatës bën diferencën

Mëngjesi i Shën Valentinit? Vezë dhe salçiçe, por dekori i pjatës bën diferencën

Kerry në Kryeministri, ja detajet e pritjes

Kerry në Kryeministri, ja detajet e pritjes

Blero kundër Shën Valentinit: Dhuroni lule kurdo, jo në ditë të veçanta

Blero kundër Shën Valentinit: Dhuroni lule kurdo, jo në ditë të veçanta

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë
19 Maj, 2025

Adea Pirdeni, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin si dhe zëvendës kryenegociatore, flet në “Opinion” në Tv Klan...

Lexo më shumë

Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal

Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal
19 Maj, 2025

“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur”, kështu është shprehur ministrja e Shtetit për Administratën, Adea Pirdeni për Samitin e Komunitetit Politik Europian...

Lexo më shumë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
19 Maj, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar për telefonatës së bërë midis dy homologëve të tij, Donald Trump dhe Vladimir...

Lexo më shumë

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik

Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë
19 Maj, 2025

Demokratja e Partisë Demokratike,  Jorida Tabaku ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave preferenciale në qarkun e Tiranës, nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com