Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Bild” publikoi përgjimet, reagon Lulzim Basha

2019/06/05 at 2:03 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama e etiketon si mikun e tij, Basha: Ai është…

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar sot për herë të parë regjistrime audio të “Dosjes 339”, pjesë e së cilës është grupi i Avdylajve të Shijakut. Në përgjimet audio të publikuara online dëgjohet Astrit Avdylaj që flet për çështje votash në favor të kandidatit të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, Ilir Ndrazhi.


Në një tjetër regjistrim ai dëgjohet të flasë me drejtorin e Ujësjellës-Kanalizime të Durrësit, Ivo Doçi, që sipas Bild i kërkon të veçojë punonjësit që mbështesin Partinë Demokratike. Në këto përgjime, sipas Bild, Avdylaj flet edhe me Kryetarin e Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani me ish-drejtorin e IKMT-së së Shijakut, Elton Arbana apo dhe Arjan Ndrazhin, vëllain e deputetit socialist Ilir Ndrazhi.

DOSJA E PLOTË/ Bild publikon bisedat e reja mes Avdylit dhe Dakos

Mes bisedave të regjistruara të Bild është edhe një bisedë mes Astrit Avdylit dhe kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako me të cilin vendosin të lënë një takim sëbashku. Për këtë ka reaguar dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha. Në një status në rrjetet sociale ai thotë se këto përgjime janë tregues i historisë politike të Edi Ramës.

“Ai ka ardhur në pushtet nga krimi dhe e mban pushtetin me krimin e për krimin”, thekson Basha.

Sipas tij vendi ka nevojë për zgjidhje politike, e cila kalon përmes largimit të kryeministrit ilegjitim Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

REAGIMI I PLOTË

Përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze BILD kanë tronditur sot shumë shqiptarë dhe shumë miq të huaj, të cilët kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e kalbëzuar nga korrupsioni, Edi Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë vota nëpërmjet bandave dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës.

6 përgjimet e publikuara nga media gjermane si pjesë e dosjes 339/1 janë radiografia e pushtetit mafioz dhe ilegjitim të Edi Ramës.

Bisedat tregojnë fuqinë e krimit të organizuar:

• Për të ndikuar në emërimin e deputetëve dhe të kryebashkiakëve të PS.
• Për të blerë votat për llogari të Edi Ramës sipas objektivit të caktuar prej tij.
• Për të urdhëruar administratën publike të identifikojë kundërshtarët politikë të Edi Ramës, që t’i kërëcënojë për votën e tyre.
• Për të marrë favore shtetërore në kundërshtim me ligjin.
• Për t’u informuar për axhendën politike brenda dhe jashtë vendit të kryeministrit.

Përgjimet që mbahen peng nga prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, janë konfirmim i pakundërshtueshëm se:

• Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2017 është produkt i krimit të organizuar.
• Qeveria e Edi Ramës është ilegjitime.
• Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Përgjimet e publikuara nga BILD janë tregues i historisë politike të Edi Ramës: ai ka ardhur në pushtet nga krimi dhe e mban pushtetin me krimin e për krimin. Sot më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për zgjidhje politike, e cila kalon përmes largimit të kryeministrit ilegjitim Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Zyrtarët amerikanë u rikthyen në SPAK/ Berisha: Nuk e besoj kurrë se Trump mbështet prokurorinë si krah politik 
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Fillimi i platformës parlamentare

16 Nëntor, 2025 1:09 pm
Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje
Kronikë

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

16 Nëntor, 2025 1:02 pm
Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh
Kronikë

Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh

16 Nëntor, 2025 12:40 pm
1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi
Kronikë

1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi

16 Nëntor, 2025 12:20 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
Kronikë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

15 Nëntor, 2025 10:51 pm
Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
Sport

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

15 Nëntor, 2025 9:11 pm
Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
Kryesore

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

15 Nëntor, 2025 9:09 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

15 Nëntor, 2025 8:16 pm
Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë
Sport

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

15 Nëntor, 2025 7:12 pm
Para
Cakaj: Raporti ka thënë të vërtetën përtej qeverisë. Apel dhe për opozitën

Cakaj: Ndryshime në konsullata, largohen 50 diplomatë dhe 20 Konsuj Nderi

Emri/ Hoteli i prostitucionit në Tiranë, në gjykatë dosja për biznesmenin

Prokuroria nis hetimet për publikimin e përgjimeve

Si reagon Rama kur e pyesin për Vangjush Dakon

Si reagon Rama kur e pyesin për Vangjush Dakon
















TE FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Fillimi i platformës parlamentare

Zyrtarët amerikanë u rikthyen në SPAK/ Berisha: Nuk e besoj kurrë se Trump mbështet prokurorinë si krah politik 
16 Nëntor, 2025

Sikurse është njoftuar, Partia Demokratike do të mbajë të hënën potestën e saj, të cilën përmes një postim në Facebook,...

Lexo më shumë

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje
16 Nëntor, 2025

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, lidhur me shpërthimin e një sasie tritoli në një lokal në Kamzë....

Lexo më shumë

Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh

Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh
16 Nëntor, 2025

Interpol Tirana ka njoftuar ekstradimin nga Italia të një 31-vjeçari, i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Klajdi...

Lexo më shumë

1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi

1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi
16 Nëntor, 2025

Nga Aurenc Bebja “The Shepparton Advertiser” ka botuar, të martën e 31 gushtit 1943, në faqen n°2, një shkrim asokohe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com