Në periudhën Janar – Tetor, 146 viktima janë shënuar nga aksidentet. Në Qendrën Spitalore të Traumës në Tiranë, janë paraqitur 1 976 të aksidentuar.
Për të sensibilizuar qytetarët, policia ka vendosur përgjatë autostradave dhe rrugëve nacionale foto te familjarëve të viktimave të aksidenteve, me citime të tyre drejtuar përdoruesve të mjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit.